[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

KULTURË

Busti i Fan Nolit dhe shtatorja e Donika Kastriotit qesharake dhe fyese    

Ilir Muharremi, kritik i artit   Këto ditë u bë bujë dhe një ortek pozitiv rreth shtatorëve të shëmtuara, jo proporcionale, me  gabime amatoreske shkollore ( proporcionet e sakta trupore anatomike) të turpshme, fyese  ndaj figurave të shquara siç është Skënderbeu dhe Adem Jashari.  Shtatë milion shqiptar reaguan për të mirën e tyre, fëmijëve të tyre dhe kombit. Një e keqe u koorigjua, u hoq  shtatorja e Adem Jasharit e punuar nga flokëtari Alban Buxhovi në Prizren. Skënderbeu i  kryqëzuar jo për fajin e tij, por për mos përgjegjësinë dhe respektin ndaj kufizimit historik,  shkencor, letrar, filozofik dhe artistik, nga skulptori Sinan Alija, fitoi imazhin e një çobani  me trup hollak e me defekte amatoreske shkollore që nuk të jep ndjenjën e udhëheqësit  ushtarak, strategut dhe intelektualit ose luftëtarit ballë për ballë, e dënoi veten nga populli. U  hodhën me tonelata gur dhe mallkime mbi të sepse gjesti, karakteri dhe shpirti i tij nuk  zbritën nën atë tul dhe eshtra. Më kot mbrohet ajo figurë e shëmtuar sepse i mungon çdo  element artistik, kur them artistik nuk të bënë të ndjehesh fare mirë, e këtë qëllim e ruan në  vete me shekuj çdo vepër arti.   Nuk janë vetëm këto dy vepra të cilët duhet t’i vrojtojmë me kujdes me syrin e tretë, është  busti i Fan Nolit i vendosur në Tiranë. Me një qëndrim jo natyral, fytyrë të pa detajuar,  karakter të përhumbur ngjashmëri të mangët e si duket skulptori nuk është munduar të rrokë  këtë element dhe ikën nga përgjegjësia e ngjshmërisë fizike pra karakterit, reflektimit të syve,  pozicionit të mendimit, shikimit origjinal të Nolit. Ai ose nuk i njeh rregullat skulpturës në  hapësirën publike që shfaqë një rikujtim të figurës së famshme, ose kërkon të paraqes diçka  më shumë, t’i nënshtrohet kompozicionit gjysmë gjeometrik, pra tenton ta modernizoj  figurën duke mbyt karakterin e Nolit. Po ta heqim emrin nga ky bust, identifikimi nuk do të  ekzistojë. E kam fjalën që busti duhet të ngarkohet me elemente shoqërore, politike sepse vet  Noli ishte shtetar, publicist, letrar, prift, diplomat dhe historian i njohur. Koka e kthyer kah  qielli shpreh vetëm një moment gjysmak të petkut të priftit, ndonëse tendeca për krijim  vetanak personal e rëndon, e shtyp dhe e vret figurën e Nolit, pra me fjalë të tjera, skulptura  është qesharake dhe e shëmtuar, nuk të krijon asnjë ndjesi artistike estetike.  Në fund çdo vepër arti veçanërsisht shtatoret publike duhet t’i referohen pikës së parë  ndjesisë, ta tërheqin vëmendjen me gjestin, kompozionin, detajet, linjat, vëllimin,  bazamentin, komunkimin me hapësirën. Andaj, ky bust duhet të rrënohet e të krijohet nga e …