• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Arif Mulliqaj: Intelektuali dhe Facebook-u

nga Bota Press
22 Gusht, 2023
në Diaspora, Kulturë
ShareShareShare

(Në vend të polemikës më një Profesor)

Para disa ditësh, i nxitur nga disa statuse në Facebook, u futa në sherr më një intelektual, profesori universitar, autor libra e tekste të shumta.
Ai i frynte rolit të vet në shoqërinë elite..
Unë veç i thash, ma butë profesor!
Pra, ndërhyrjen time e bëra butësisht, më pak humor e sarkazëm, duke menduar se Prof. do ta kuptonte dhe do ti ndalte komentet e tija herë-herë prej të gjithëdijshmit: “Kush je ti more zotni që më kritikon mua?!” Pastaj, me ato parafrazime cinike: “ E di ti kush jam unë?!”
Në komentet e mia askujt nuk i shisja mend, mundohesha të bëja një dallim midis pushtetarëve dhe intelektualëve. Sepse, përgjegjësia që bartin disa intelektual (politikan) duhet kuptuar si të shenjta, edhe pse shpesh intelektualet tanë shkrimet e tyre nuk i përtypin sa duhet para se ti publikojnë, por thjeshtë, sikur i gëlltitin, e si pasojë ata na lënë më kuptuar se nuk e kanë rolin e intelektualit por të çorientuesit të shoqërisë.
Një njeri që mban nofkën e intelektualit, poetit, shkrimtarit, profesorit…s´ka pse të mundohet t´ia krijoj figurës se vet personazhin fiktiv “i gjithëdijshmi”. Sepse, janë veprat e tyre e jo komentet në facebook që e bëjnë personazh. Pra, komenti nuk e kryen misionin e të qenit intelektual, as bërjes së politikës më vizionare, më koherente, më të moralshme. Besa as duke fye e denigruar dialoguesin, duke krijuar një konfliktualitet shkatërrues midis shoqërisë sonë.
Këto Profesori im i di, por pse i bën nuk e di.
Nga pozicioni prej nga shkruan intelektuali, mund të them se nga përvoja që e ka, ai mund të shkruan drejtë dhe pastër, sado që nga “analizat” e tij lexohet së ai është i zhgënjyer, mbase është largua nga një parti që kishte privilegje dhe po mundohet t´i afrohet partisë tjetër.
Unë disa herë, pa pretendime ti shes mend, i shkrova se kjo që po shkruani ju, nuk bën zgjedhje por krijon konflikt, e ai nuk vonoi shumë dhe më sulmoj, së pari vet e pastaj sulmet erdhën nga ish student të tij, nga disa besimtar të tij, gjë që i rishikova komentet e mia për të parë një herë se ku kam gabuar. Mbeta i çmeritur kur pashë se çfarë kisha shkruar unë, e çfarë kishte shkruar Profesori? Asnjë mendim mbi çështjen që kam ngritur. Ai thoshte në komentin e tij, më sulmonte se unë bëja krahasime pushtetesh (Serbi-Kosovë), dhe vazhdonte, me stilin e tij prej “mbi intelektuali” më një sërë akuzash kundër meje për të provuar se; “është marre për ty se çfarë shkruaj (?!)”
Me fjalë të tjera, në vend të debatit që unë e quaj të rëndësishëm mbi fjalën publike të intelektualit, ai përdor termin që i qet pa përtypë, duke i ftuar “studentet” e tij të merren me thashethemet se kush është ai politikan e kush është ky, e kush qenkam unë…(?!), se sa për rolin e tij si Profesor dhe intelektual në zgjedhjen e atyre problemeve që ngre vet.
E di se është e vështirë të hysh në një polemikë të tillë pa e personalizuar kundërshtarin. Aq më tepër kur ata vetëm me gjëra të tilla dinë të merren. Duke dashur t’i ruhem sa të jetë e mundur, kësaj radhe nuk ia përmenda emrin profesorit. Edhe hera tjera do të përpiqem që asnjëherë të mos debatoj intelektual të tillë që i deformojnë mendimet e veta për interesa ose inate të dikujt, dhe, mbi të gjitha, në funksion të interesave personale dhe partiake. Janë gjëra këto që duhen ti kuptoj profesori. Kritikat që i bën vetëm të sotshmes, pa i thënë se ç´ishte e djeshmja e tij, kur ishte profesor, dhe ka nxjerr kuadro të dobëta, pa bërë asgjë në sistemin arsimor, ja ulin karakterin profesorit. A mund të thotë profesori se nuk është përgjegjës për këtë, ndërkohë që është shërbye me paratë publike, për ta qua përpara ketë shoqëri. Në vend se të thotë dy fjalë për këtë, ai merret me komente në facebook?! pa kuptuar se mua nuk më qet poshtë por veten. Kritika që i bën çdo ditë, duke lënë anash veten, nuk i bën ndër.
Në përgjithësi, këtu dua të them se s´kam asgjë kundër profesorit, por edhe ai duhet të mos ketë asgjë kundër vetvetes.
Për sa më përket mua, unë edhe kur i komentoja shkrimet e profesorit në facebook, e bëja më shpresën së ai do të shkruante diçka të mençur, e jo anomali të skaduar në kohë.

Gjithmonë kam gjykuar, siç gjykoj edhe sot, se të përkëdhelurit e djeshëm s´mund ta pranojnë aq lehtë të mos janë përkëdhelur edhe sot.
E, për hir të së vërtetës, të tillë ka mjaftë sot.

Të ngjashme

Diaspora

EDHE NJË E ARRITUR E MADHE E QKSH MIGJENI NË BORÅS TË SUEDISË

nga Bota Press
20 Shtator, 2023
Kulturë

ASKUSH PËR INSTITUCIONALIZIM TË KULTURËS, TË GJITHË PËR AMNISTI TË KRIMINELËVE

nga Bota Press
20 Shtator, 2023
Diaspora

Mësohet arsyeja e vra*jes së 6 shqiptarëve në Greqi

nga Bota Press
11 Shtator, 2023
Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

nga Bota Press
10 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
  • A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
  • Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit
  • Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit
  • Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.