Bledi Filipi: Dy fjalë rreth artikullit të Science për vjetërsinë e shqipes  

    Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës, a thua se dëgjohej e lexohej për të parën herë. Si fillim do të përpiqem shkurt të përmbledh se ç’kanë thënë për shqipen.   J. Hahn, në veprën "Studime shqiptare" (1854), me të cilën shënoi një etapë të re në më shumë se një fushë të albanologjisë, shtroi pyetjen se a janë shqiptarët autoktonë në vendbanimet e sotme të tyre, pyetje së cilës ai iu përgjigj në mënyrë pohuese. Ai i shihte shqiptarët si pasardhës të ilirëve, me të cilët afroi epirotët e maqedonasit, duke e lidhur gjithë këtë me pellazgët parahistorikë. Për të argumentuar tezën e tij të prejardhjes ilire të shqiptarëve e të gjuhës së tyre, Hahni përdori edhe materialet gjuhësore. Teoria e prejardhjes së shqipes, nëpërmjet ilirishtes, nga pellazgjishtja, u përkrah përpara Hahnit e për një periudhë edhe pas tij nga një radhë autorësh arbëreshë, duke filluar nga Nikollë Keta i shek. XVIII gjer te poeti i madh arbëresh Jeronim De Rada, që e mbrojti atë me zjarr gjer në fund të jetës së tij. Ajo u bë teza e përgjithshme e rilindësve tanë, që, duke theksuar me të lashtësinë e popullit shqiptar, kërkonin të vinin në dukje të drejtat e tij për të qenë zot i vetvetes e për të marrë vendin që i takonte në mes të popujve të lirë e të pavarur të Evropës. (Buda, 1987:25) G. Mayeri më pas e pati caktuar vendin e shqipes, duke theksuar sidomos lidhjet e saj me arealin indoevropian. H. Pederseni solli disa përkime me armenishten. N. Jokli përforcoi qëndrimin e Mayer-it. Pas Joklit përkimet speciale leksikore midis shqipes dhe gjuhëve indoevropiane flasin për raportet e lashta të paraardhësve të shqiptarëve me paraardhësit e baltëve, gjermanikëve etj. Këto janë thënë shekuj më parë nga albanologë të huaj dhe gjuhëtarë shqiptarë. Por para disa ditësh një lajm bëri bujë, sa kaloi në kryelajm në gazeta dhe televizione. Ishte për “zbulimin” e madh se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra në botë. Por kur e lexova këtë lajm edhe në faqen e AShSh-së, mendova: deri këtu arritëm? Dikush mund të thotë me të drejtë, u bëre ti të...

më shumë

Ilir Muharremi: Lamtumirë miku im Haqif Mulliqi 

    Kaltërsia e qiellit bëhej verbuese dhe përvëluese. Dielli ishte ngjitur sipër dukej si një copë diamanti që shkëlqen.  Matanë horizontit pikturohet një figurë me sy të butë, është plot mirësjellje, dëgjohet një zë melankolik dhe frymëmarrje e rënduar. Vdekja ankuese, tu afrua me hap hajduti, erdhi si pronare, por prapë mik i dashur je pronar i vetes tënde sepse e shohë fytyrën tënde atje matanë këtij horizonti . Trupi pozon  i mbuluar me këto copa druri që ta ndalin frymëmarrjen. Vdekja është e lirë, është qëllim, por jo të gjithë e duam, ajo na do neve në realitetin e vet. Trupi yt sot pranon kurora lulesh të cilët më pas do të thahen në altarin e jetës. Tashmë sheh veten, duke hedh hapa drojshëm, nga kjo dërrasë e cila më vonë do kalbet, dëgjon pëshpërimin e zemrës që gatitej për horizontin e ri, e trupi po shndërrohet në ajër. Nga ky ajër raporti yt është i ndërjselltë me ne materie të vdekura, ose kufoma të gjalla që picërrimi i dritës tënde futet në porret tona. Shpirti e ndjen raportin tënd, por nuk e besojmë. Besojmë vetëm kur vdesim vet, mungesë argumenti mbi të vërtetën të cilës drita i bën ballë dhe shpall protagonistin. Vdekja është më reale se jeta. Të vdesësh sot, nesër, pasnesër, pas një viti, e njëjta gjë ështëNdjehu i lirë sepse tashmë portat e triumfit të shpirtit u hapen dhe u krijua një vend ndoshta i ri ose ndoshta përsëritje shekujsh. Personazeht e dramave, qëndisje e thellë filozofike, nuanca absurde, drejt një fundi pa fund, pa fillim, ndodhi, shkëputje, tension dhe tension. Personazhet u ringjallen nga dramat, të shikojnë, hedhin valle, prekin fytyrën tënde, disa të tërheqin, të zgjohesh nga ajo dërrasë monotone e cila zëvedëson shtratin tënd. Shijes i humb kuptimi, ngjyrat fitojnë tone  çudake, personazhet vërtiten rreth teje, kërkojnë replikën, koncetin regjisorial, presin këshillën, disa presin rendin t’i vije ta thonë tekstin, disa kërcejnë, vallëzojnë, këndojnë sepse festojnë përjetësinë. Vijat regjisoriale kalojnë në pronësinë  e personazheve të dramave, dikund në tekst shkruan “Pauzë”, vetat stepen, presin ta vazhdojnë dialogun, dialogu fillon nga pyetje të shkurtëra, pa përgjigje, tashmë përgjigjet heshtin. Matanë personazheve qëndrojnë predikuesit e vdekjes së shpejtë. Ata thiren si stuhitë e së drejtës, shkundësitë e drejtë të pemës së jetës, ata u krijuan dhe u thirrën nga vet njerëzit, të cilët krijojnë vetëm gjëra tokësore. Personazhet vazhdojnë tekstin, dialog, dialog, pauzë, replika. Kaltërisa e qiellit vazhdon të jetë shumë përvëluese.  

më shumë
Page 5 of 60 1 4 5 6 60