Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ia dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu’ laureatit të sivjetmë,  Nasi Lera 

Duke e uruar fituesin e sivjetmë, kryetari Haziri tha se ky çmim bashkon sot dy cepa të tokave  tona, ku kufiri akoma i ndan shqiptarët mes vete, por duke ecur përpara drejt një bashkimi.  Zaten, Sabit Rrustemi, tash e tridhjetë vjet, Gjilanit i ka dhëne epitetin një qendreje kulturore  dhe emrat sikur i juaji kanë bërë që ne, përmes shkrimeve shqip dhe në rasti tuaj, edhe përmes  përkthimit të autorëve të mëdhenj, ta kuptojmë më mirë veten tonë, gjë që dëshmon se libri  dhedijambetengjithmonëkërkesëejetës. Duke e falënderuar poetin për gjithë kontributin dhe krijimtarinë e tij letrare, Haziri ka thënë se  në murin e çmimit të madh letrar ‘Beqir Musliu’, një çmim ky unik në Gjilan dhe Kosovë, tash e  tutje do të jetë i vendosur edhe emri Nasi Lera.           Haziri tha ditët e lirisë në Gjilan fillojnë më 11 qershor, me përkushtimin për Beqir Musliun dhe  vazhdojnë me manifestimin ‘Trekëndëshi poetik i paqes’ dhe shumë aktivitete tjera në kuadër të  shënimit të ditëve të bardha të lirisë.  Për më tepër, Haziri nënvizoi se çmimi letrar ‘Beqir Musliu’ ngërthen në vete jo vetëm një gjini  letrare, sepse ne kemi themeluar qendrën kulturore evropiane e cila në vete do të ketë  bibliotekën, muzeun e qytetit, galerinë dhe institucionet tjera kulturore, që do të ndërlidhen me  emrin e Beqir Musliut, i cili Gjilanin e ka bërë krenar kudo ku flitet dhe shkruhet shqip.        Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar, në përbërje: Ibrahim Kadriu, Emin Azemi dhe Sadete Tërnava.  Shkrimtari Ibrahim Kadriu me këtë rast tha se Nasi Lera është një nga personalitet më të njohur  dhe të respektuar nga lexuesi dhe kritika letrare, kurse Antonë Nikë Berisha nënvizoi se Lera ...

më shumë
Page 3 of 10 1 2 3 4 10