Me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, jazz artistët izraelitë znj. Daphna Levy dhe z. Tamir Miler do të interpretojnë në edicionin e parë të Ditëve Ndërkombëtare të Jazz-it në Mitrovicë.
Artistët izraelitë do të interpretojnë në natën mbyllëse të festivalit në Mitrovicë, më 2 shtator 2023, nga ora 19:30 thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përcjellë Botapress.