Eksperti amerikan Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka thënë se pezullimi i dialogut strategjik është zhvillim serioz dhe pasqyrë e pakënaqësisë së SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës.
Por, çfarë humb në të vërtetë Kosova pa këtë dialog?
Kupchan tha se Kosova e gjen veten më të izoluar.
“Nga ana tjetër, Donald Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator, madje ka shprehur dëshirën të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ai disa herë ka përmendur suksesin në dialogun Kosovë-Serbi. Në mandatin e parë ka pasur edhe një marrëveshje të negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo çështje është në radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do të donte të arrinte përparim në këtë drejtim.”, tha ai për rel
Sipas tij, Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, duke çuar rajonin përpara.
“Por, tani, kemi një situatë ku Prishtina jo vetëm që nuk po bën përpjekje konstruktive për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale.”, tha tutje ai.
Të tjera
Lajme
Përparim Rama: Kemi përfunduar mbi 800 projekte në qytet e fshatra, vizioni ynë është i qartë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Aktuale
LDK-ja hap fushatën elektorale, Abdixhiku: Kosova është LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka
Aktuale
BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale
Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e