Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.Ai ka thënë se kjo ditë të shërbejë si reflektim për mirësi e bashkim.
“Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.”
“Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.”, ka shkruar Abdixhiku.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë