Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”

 

Paska shkuar  ne amahim Hafiz Gagica.
E kam takuar per here te pare ne Londer, me 1992 kur po mbahej Konferenca e Londres e njohur si Konferenca e Lordit Kerington.
Ishte ne hap apo hap pas hapi me Presidentin Rugova.
E kam takuar eshe disa here, ne Stutgard, ne New York, ne Prishtine.
Kemi mbetur  miq edhe atehere kur nuk pajtoheshim krejtesisht per LDK e per politiken.
Kur u zgjodh kryetar i Kolegjiumit te Degeve te LDK se per Diaspore, ne nje shkrim timin e quajta “Ibrahim Rugova I Diaspores”
Ishte modest por edhe kur e quaja me kete emer ne takimet tona, e ndjeja se i pelqente ky epitet.
Gjate viteve te fundit kemi komunikuar here pas here, e koheve te fundit shume rralle. Vone mora vesh se vuante nga nje semundje e rende.
Miku im Hafiz!
Shko te shoket e miqte e tu te idealit e te veprimtarise tende kombetare, te Jusuf Gervalla e Ibrahim Rugova.
Çmallu me Ata!
Mos i merr me vete Keta qe te zhgenjyen ne kete jete!
Prehu ne Paqe Hafiz Gagica!

Të tjera

Shëndetësi

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Për shumë njerëz, dita nis me