Një rrahje ka ndodhur mes disa personave mbrëmë në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
Katër persona janë arrestuar nga policia, derisa dy persona të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.
Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 26.05.2026 – 19:59. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje. Si pasojë e incidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 ankues të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Katër të arrestuar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar