Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo festë kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor.
Ajo shtoi se në këto ditë të bekuara, të hapen zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi.
“Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje, shëndet, begati dhe gëzim në çdo vatër. Qoftë kjo festë një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për ditë më të mira për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar ish-presidentja.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar