Eksperti amerikan Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka thënë se pezullimi i dialogut strategjik është zhvillim serioz dhe pasqyrë e pakënaqësisë së SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës.
Por, çfarë humb në të vërtetë Kosova pa këtë dialog?
Kupchan tha se Kosova e gjen veten më të izoluar.
“Nga ana tjetër, Donald Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator, madje ka shprehur dëshirën të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ai disa herë ka përmendur suksesin në dialogun Kosovë-Serbi. Në mandatin e parë ka pasur edhe një marrëveshje të negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo çështje është në radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do të donte të arrinte përparim në këtë drejtim.”, tha ai për rel
Sipas tij, Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, duke çuar rajonin përpara.
“Por, tani, kemi një situatë ku Prishtina jo vetëm që nuk po bën përpjekje konstruktive për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale.”, tha tutje ai.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së