Pas disa muajsh bllokade dhe katër seancash të dështuara pas aktgjykimit të Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën dje kryetarin e ri të këtij institucioni.
Postin e mori Dimal Basha, i cili siguroi votat e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin, duke lënë pas përpjekjet e pasuksesshme të Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës, Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.
Basha u zgjodh me 73 vota, të cilat i siguroi edhe me përkrahjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithëse përzgjedhja e tij u përshëndet nga figura politike në rajon dhe përfaqësues diplomatikë, mungesa e një urimi nga Lëvizja Vetëvendosje ra në sy. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, edhe pas më shumë se 24 orësh nga zgjedhja e kryeparlamentarit, nuk ka bërë ende një reagim publik për Bashën.
Ndërkohë, zhvillimet morën një tjetër kthesë sot, kur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Kurti. Ai e lidhi këtë vendim pikërisht me zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke e thelluar edhe më shumë përplasjen brenda VV-së.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,