Kurti ‘çele guri gojën’ për kryekuvendarin, Dimal Basha – asnjë urim akoma

Pas disa muajsh bllokade dhe katër seancash të dështuara pas aktgjykimit të Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën dje kryetarin e ri të këtij institucioni.

Postin e mori Dimal Basha, i cili siguroi votat e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin, duke lënë pas përpjekjet e pasuksesshme të Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës, Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.

Basha u zgjodh me 73 vota, të cilat i siguroi edhe me përkrahjen e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithëse përzgjedhja e tij u përshëndet nga figura politike në rajon dhe përfaqësues diplomatikë, mungesa e një urimi nga Lëvizja Vetëvendosje ra në sy. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, edhe pas më shumë se 24 orësh nga zgjedhja e kryeparlamentarit, nuk ka bërë ende një reagim publik për Bashën.

Ndërkohë, zhvillimet morën një tjetër kthesë sot, kur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Kurti. Ai e lidhi këtë vendim pikërisht me zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke e thelluar edhe më shumë përplasjen brenda VV-së.

Të tjera

Aktuale

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror

Lajme

Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë

Aktuale

Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot