Botapress, 10 Shkurt – Burime të Botapress-it nga zhvillimet në Degën e LDK-në Obiliq bëjnë të ditur se Xhafer Gashi kryetari aktuale i Komunës së Obiliqit do të marrë drejtimin e kësaj dege duke qenë edhe kryetar i saj.
Kështu sipas vendimit të fundit të Kryesisë së LDK-së, zgjedhjet janë paraparë që të mbahen në disa komuna, përfshirë edhe Degën në Obiliq. Një komision i kryesuar nga sekretari Imri Ahmeti tashmë ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe sonte pritet që të shkarkohet Mehmet Krasniqi nga kryesia e Degës.
Kjo është edhe kërkesa kryesore e Xhafer Gashit si kusht për të marrë drejtimin e Degës së LDK-së në Obiliqi.
Tashmë të gjitha strukturat e Degës së LDK-së në Obiliq, nëndegët dhe anëtarët e Kuvendit të Degës, si dhe asambleistët e LDK-së në Obiliqi tashme janë pajtuar që Xhafer Gashi të merr drejtimin e Degës në Obiliqi.
Për një marrëveshje të tillë, për momentin Imri Ahmeti është në takim me Xhafer Gashin dhe mbetet të shihet rezultati i këtij takimi.
Botapress ka tentuar të kontaktojë Xhafer Gashin dhe Imri Ahmetin por ata nuk kanë patur qajse në rrjet.
Dega e LDK-së në Obiliq tash e sa vjet është përcjellë me përplasje dhe për[carje ndërkaq Mehmet Gashi ka humbur dy herë garën për të parin e Obiliqit dhe personalisht ka dorë në përplasje dhe përcarje të Degës.
LDK në Obiliq ka qenë bastion i LDK-së dhe ka udhëhequr me komunë në disa mandate. Por humbja ka ndodhur në kohën kur Mehmet Krasniqi erdhi në krye të Degës, me crast disa aktivistë të devotshëm të LDK-së u rreshtuan me Xhafer Gashin duke qenë edhe pjesë e kabinetit të tij qeveritar në këtë komunë.
Vendimi për aderimin e Xhafer Gashit në LDK pritet të bëhet publikë në cdo moment, raporton Botapress.