Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan sot se gjatë ditës janë dëgjuar sirena në zonën e kalimit Kerem Shalom, pas hedhjes së raketave nga Gaza. Kjo ndodhi dy ditë pasi që u hodhën raketa drejt kalimit Kerem Shalom nga zona e Rafah, me ç’rast u vranë 4 ushtarë tv IDF dhe u plagosën shumë të tjerë.
Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën “X”, tha se duke e sulmuar kalimin Kerem Shalom, terroristët e Hamasit po i dëmtojnë palestinezët.
“Kalimi Kerem Shalom është një pikë kryesore për dërgimin e ndihmave humanitare. Duke e sulmuar këtë kalim, terroristët e Hamasit dëmtojnë palestinezët në Gaza,” ka shkruar ambasadorja Ziv.