Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet e shpeshta, sidomos në markete, që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje për bizneset. Të dyshuarit shpeshherë arrijnë që të shpëtojnë nga prangat e Policisë, por ka raste kur kapen ose përmes kamerave, ose nga punëtorët e sigurimit, raporton Gazeta Sinjali.
SHBA-ja e sheh kyç Asociacionin për të ardhmen e Kosovës, përmend edhe njohjen e ndërsjellë
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në ‘Spar’ në Rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka hyrë brenda depos së marketit për të kryer vjedhje.
Sinjali mëson se ai është kapur në flagrancë nga një punonjës i marketit, i cili ka tentuar që ta ndalë të dyshuarin për t’u përgjigjur për veprën, mirëpo ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore dhe është arratisur në drejtim të panjohur.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje grabitqare’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshua