– Rusët frikësohen nga Putini ta shikojnë filmin ‘Barbie’ ose filmin ‘Oppenheimer’, që nga Ministria e Kulturës janë të
ndaluar në Rusi;
– Turqit kanë prej kujt të frikësohen, prej Erdoganit, i cili i plotëson të
gjitha kushtet,
– E frika e shqiptarëve ka rënë aq poshtë sa që gazetarët, o ku ku, po frikësohen nga Dimali.
– I kanë treguar edhe sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierrez-it, se Dimali po i frikëson, dhe sekretari Rikardo nga largësia iu bashkëngjit frikës së gazetarëve shqiptarë, në emrin e krejt gazetarëve evropian.
– Sekretari i gazetarëve evropian mendon se Dimali i intimidon gazetarët (intimidon domethënë u fut frikën, ua humb guximin dhe ua humb vetëbesimin)!
– Paramendoje të të kompleksoj Dimali!
– Të thuash se po frikësohesh nga Dimali…aman, sekretar Rikardo, është gënjeshtër qesharake, që po bën si ‘i traumatizuar’!
– Dhe përveç që po gënjen, po bëhet patetik, thuajse u bë nami, kur në shqip po i drejtohet Dimalit:
– ‘Boll ma’, mos ua humb vetëbesimin gazetarëve, mos i tremb, mos ua ndalo fjalën e lirë….të lutem Albin, thuaji Dimalit të ketë mëshirë për gazetarët.
– Sekretari Rikardo as që e sheh Kosovën si një vend ku kur të intimidon dikush publlikisht, të vijnë policia tek dera!
– Frikën e kanë politizuar gazetarët shqiptarë dhe gazetarët po bëjnë tregti me frikën inekzistente, sepse askush nuk frikësohet nga Dimali…..Po rrejnë.
– As nga Albini nuk frikësohet askush.
– Nejse AGP frikësohen pak kur u thotë Dimali ‘pyetjen për Asociacionin e pres nga RTS e jo nga RTK’.
– Kjo me të vërtetë është pyetje shumë e rrezikshme!
– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë një grup ‘shokësh’, një klan i moçëm, që e
mbrojnë njëri-tjetrin, dhe nuk e mbrojnë askënd që nuk e kanë shok.
– A më ka bërë mua ‘pela’ a kush jam unë që disa herë jam ‘kërcënuar’ nga lexues të prapambetur dhe asnjëherë nuk më kanë përmendur!
– Nuk them se Dimali është ‘korrekt’, por po them se nuk është i frikshëm.
P.S. Ik, shko lexo një libër para se të bëhesh gazetar!