Skandaloze: Iljasa Fazliu para dy muajve u avancua në QKUK, u bë shef i logopedisë

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu i cili ka abuzuar psiqikisht një vajzë të mitur në ordinancën e tij, në shtator të këtij viti doli në krye të Klinikës Otorinolaringologjike në QKUK duke u bërë shef atje.

Iljasa Fazliu, në videon e siguruar dëgjohet teksa shan e ofendon të miturën me autizëm.

LEXO EDHE KETE

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

I njëjti logoped, Insajderi mëson se në shtator të këtij viti është emëruar si  ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.

LEXO EDHE KETE

Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren u avancua në QKUK pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve

Rasti ka ndodhur në ordunancën AAR Logo + në Gjilan. Vajza e mitur dje kishte seancën e saj të pestë, por, inqizimet e mbarëvajtjes së asaj seance shokuan familjarët.

Babai i saj me një familjar tjetër u konfrontuan me mjekun edhe fizikisht./Botapress.info/

ngjashme