Deputetja britanike, Alicia Kearns, në debatin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor që aktualisht është duke u mbajtur në Parlamentin britanik, tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të mbahet paqja në Kosovë.
Ajo përmendi edhe një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të treguar urgjencën për rritjen e përkushtimit të aleatëve ndaj Kosovës