Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren u avancua në QKUK pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Pas raportimit të rastit nga familjarët, Fazliu u arrestua mbrëmë pas mesnate. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

LEXO EDHE KETE

“Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën 5 vjeçare me autizëm (VIDEO)

Siç ka mësuar Insajderi, Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

Fazliu u avancua në këtë pozitë pa qenë pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve.

Këtë e kanë konfirmuar për Insajderin nga Shoqata e Logopedëve.

“Iljasa Fazliu nuk ka qenë asnjëherë anëtarë i Shoqatës së Logopedëve pasi nuk është logoped me studime bazë“, tha Luljeta Kabashi nga Shoqata e Logopedëve për Insajderin.

ngjashme