Sot na la bashkatdhetari,aktivisti e bashkveprimtari jonë Milazim Dervishi. Milazimin e mbajmë mend si një person që kurr s’u ndal nga aktivitetet .Në vitet 90-ta na kujtohet edhe si fotografist, kur edhe bashkpunonte me Bota Sot, pastaj edhe si organizator i disa evenimenteve në mesin e tijë,dhe kontribues i pandalur për vendin. Pjesëmarrës në gjitha tubimet,protestat e evenimentet e ndryshme .
Milazimi la mbrapa dy djem dhe një vajzë.
Në emer të Kryesisë së Nëndeges ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Dervishi,bashkvendasve në Jülich, antarsisë së LDK-ës në NRW ,dhe gjithë familjarve të Milazimit në Gjermani e Kosovë.Për ceremoninë e varrimit do informohemi me kohë,dhe do marrim pjesë të organizuar.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosoves Milazim Dervishi!
Jakup Gerguri