Vetëm para 3 viteve LDK në Europën Perëndimore kishte 3 Degë jo funksionale dhe pak më shumë Nëndegë të tilla, derisa sot LDK, ka mëkëmbur e ringritur ato pak që ishin, dhe ka formuar 13 Degë dhe 58 Nëndegë të reja gjithandej në perëndim, andaj kjo rritje progresive me të drejt quhet rritje eksponenciale.
Me moton : “LDK për Mergatën”, dje lideri i LDK-së, DrLumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët zbarkoj në Bavari, përkatësisht në në kryeqytetin bavarez-Munih të Gjermanisë, për të takuar e bashkëbiseduar me bashkëatdhetarët në një takim të ngrohtë e t’përzemërt, siq dijnë t’përgadisin
e ofrojnë qytetarët tanë n’mergatë, me theks, LDK-ja si shtepi e vjetër dhe me traditë unike në mbi 34 vite aktivizmi dhe aktiviteti politik në Gjermani dhe jo vetëm.
Në turin e vizitave në Europën perëndimore, lidershipi i LDK-së, në krye të një delegacioni të lartë partiak, dhe të një përfaqësimi të denjë adekuat, të strukturave, organëve dhe të zërave përfaqësus të LDK-së në tempullin e demokracisë parlamentare, demonstroj
përkushtimin ekskluziv të LDK-së ndaj mergatës, si njërën nga asetet dhe pjesët ma vitale të atdheut, kontributi i së cilës, u vlerësua lartë si mirënjohje e thellë, për atë që ka bërë, dhe vazhdonë t’bëjë prore mergata e jonë.
Në këtë përbërje të këtij delegacioni, ishin ;
Nënkryetari i LDK-së për mergatën, deputeti i parlamentit të Kosovës, dhe anëtar i GPM-së z.Anton Quni,
Sekretari organizativ për LDK-në për mergatë, njëherit kryetar kampion i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti,
Ish Ministri i Shëndetësisë, deputet në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i GPM-së, z.Armend Zemaj,
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, njëherit nënkryetare e Komunës së Prishtinës dhe anëtare e GPM-së, znj.Jehona Lushaku Sadriu, Deputetja e parlamentit të Kosovës, znj. ValenTina Bunjaku Rexhepi,
Koordinatori i LDK-së për mergatë, z. Shkumbin Gashi,
Kryetari i Deges së LDK-së në Ferizaj dhe funksionar i lartë partiak, z. Visar Azemi,
Kryetari i Deges së LDK-së në Podujevë, z. Ekrem Hyseni,
Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, z. Fatmir Ademaj,
Kryetarja e Degës së LDK-së në Baden – ëürttemberg, znj.Abetare Bajraj, sikurse edhe ;
Ish deputeti i LDK-së në parlamentin e Kosovës, z. Xhavit Uka, Kandidati bavarez për zgjedhje europiane, nga partia CSU, simotër e LDK-së, mikun e madh të LDK-së dhe të Kosovës dhe ish bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik Rugova, z. Bernd Possellt.
Ambienti dhe salla e përgaditur me shije dhe sens nga nikoqiri, Dega e LDK-së në Bajern në krye me kryetarën e Degës, znj. e nderuar
Saranda S. Musliu, që i përgjigjej një atmosfere festive dhe impozante, pasi që kjo Degë e LDK-së në Gjermani, tanimë ka 6 nëndegë dhe premisat reale të zgjerimit të mëtejm me nëndegë të reja dhe anëtarësimin e të rinjëve.
Skena dhe moderimi, ishte një anë tjetër e këtij shkelqimi dhe oragnizimi briliant, përfshi këtu ; mikëpritjën dhe ngrohtësinë familjare të ambientuar në të gjitha cepet brënda dhe jashtë sallës.
Hyrja në sallë e Kryetarit dhe e Kryemnistrit në ardhje, z.Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët ngriti në këmb të gjithë të pranishmit të cilët e pritën me duartrokitje dhe ovacione të fuqishme…
Pas intonimit të himneve, nderimit të dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës, moderatori përshendeti pjesmarrësit dhe falenderoj e përshendeti lidershipin e LDK-së, dhe shpalli të hapur takimin.
Në skenë dolën të rejat e SHKA nga Munihu, me një kolazh të valleve artistike-kombëtare nga Kosova, që përformuan bukur dhe u mirëpritën nga të pranishmit.
Fjala e kryetarës se Degës së LDK-së në Bajern, znjSaranda S. Musliu
Fjalë rasti mbajti kryetarja e LDK-së, Dega në Bajern, znj.Saranda S. Musliu, e cila pas përshendeti dhe falenderoj kryetarin e LDK-së, z.Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët dhe pjesmarrësit e këtij takimi, ndër të tjera foli edhe për nivelin e organizimit të Degës së LDK-së në Bajern, procesët e konsolidimit dhe zgjerimit
me nëndegë të reja, sikurse edhe për rolin krucial & historik të mërgatës sonë në përgjithësi, dhe të LDK-së në veqanti në kohët ma të rënda për fatet e popullit të Kosovës, dhe atë në tre projeksionët bazike ;
internacionalizimin e çeshtjës së Kosovës në perëndim, organizimin e mbijetesës në atdhe në kohë të rënda okupimi, shtypjeje dhe represioni nga regjimi fashist i Millosheviqit, si dhe organizimi i pushtetit paralel konform vullnetit të sovranit dhe akteve historike që nga Deklarata e pavarësisë dhe zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Republikës së Kosovës.
Zonja Saranda S. Musliu, foli edhe për të sotmën e mergatës dhe të LDK-së brënda saj, me theks për peshën substanciale që ka kjo pjesë e trungut të atdheut në mergatë për fatet e vendit dhe të kombit, duke apeluar që të kihet kujdes
dhe të merret në konsideratë, si aset nacional në afirmimin e vlerave tona në perëndim dhe në ndikimin e pamohueshëm në investimet dhe zhvilimin e vendit, si parakusht që atdheu të bëhët ma atraktiv për gjeneratat e reja, dhe jo vetëm.
Fjala e z. Lumir Abdixhiku, substanciale, e fuçishme dhe motivuese…
z. Abdixhiku, pasi përshendeti dhe falenderoj të pranishmit, me theks organet dhe strukturat organizative të partisë, përfshi nikoqirin e këtij takimi, Degën e LDK-së në Bajern, dhe kryetarën e nderuar znj.Saranda S. Musliu, i entuziazmuar nga pritja dhe ambienti impresiv, ndër tjera tha, parafrazoj :
LDK, si lëvizje kombëtare, erdhi si nëvojë e kohës, si vazhdimësi e lidhjes shqiptare në realizimin e aspiratës së Kosovës për liri & pavarësi, dhe në krye të saj, ishte burri dhe shqiptari i madh, intelektuali dhe dijetari me vizion, Ati themelues i shtetit të Kosovës, presidenti historik, Dr Ibrahim Rugova.
LDK-ja si levizje politike gjithëkombëtare në krye me presidentin historik Rugova, me pas edhe pas ikjes n’amshim të Tij, në projektin dhe misionin fillestar ;
“Një Kosovë e pavarur, e integruar në BE, e anëtarësuar në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të” ;
LDK Veproj në 3 dekada të plota, duke vazhduar në dekadën e katërt, me t’njëjtin zell e përkushtim, jo vetëm deri në realizimin dhe përmbushjën definitive të projektit fillestar, por edhe tutje, derisa të filtet, rezonohet e punohet shqip për komb e atdhe, pra për Kosovën : projekt i përhershëm !
Dekadën e parë, kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku e përshkroj si dekadë të refuzimit të pushtetit të instaluar të armikut, të vënjës së fundamenteve juridike për vetëvendosje dhe çlirim definitiv nga armiku shekullor serbo-sllav, fakt ky që ndodhi me 12 qeshorin e vitit 1999.
Dekadën e dytë të aktivizmit politik të LDK-së, e quajti dekadë të pavarësimit të vendit, në një proces nëgociatash të koordinuar me partnerët dhe sponozorët e lirisë, nk’krye me SHBA-të në krye të NATO-së.
Dekadën e tretë, e vlerësoj, si dekadë të shtetndertimit dhe konsolidimit të vlerave politike të demokracisë perëndimore në Kosovën e pavarur, me ligje dhe vlera kompatibile me demokracitë e avansuara dhe të konsoliduara përendimore.
Dekada e katërt, sipas kryetarit Abdixhiku, është dekada e konsolidimit të shtetësisë dhe e anëtarësimit të Kosovës në organizatat nderkombëtare, siq është NATO dhe BE, por kjo arrihet vetëm duke ruajtur e kultivuar orientimin përendimor, partnerët strategjik dhe aleatët e natyrshëm, siq janë SHBA-të.
“Shtëpia s’mbahet pa miq” !
Përseriti thënjën lapidare të Atit themelues të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova, z. Abdixhiku, duke vënë theksin në keq-qeverisjën e Kurtit e cila ka përmbysë këto postulate dhe vlera të arritura të LDK-së në krye me presidentin Rugova.
Qeverisjen e Kurtit, e quajti të zymtë, dhe nga kjo zymtësi, për pasojë kemi zbrazjën e Kosovës nga të rinjët, sanksionimin me masa ekonomike nga perëndimi, dhe izolimi politik e diplomatik i vendit, si kurrë më parë.
Sot Kosova qeverisët nga mohuesit e saj, nga ata të cilët e shohin shtetin e Kosovës si projekt të përkohshëm, sinjal ky që i bën skeptik edhe mbeshtetësit ma të sinçertë të Kosovës : “shtet sovran dhe demokratik”.
Sot, projekti ynë fillestar, rrëzikohet seriozisht nga kasta në pushtet, andaj zgjidhja është LDK-ja, si e vetmeja alternativë e besueshme për të kthye s’mbari projektin tonë nacional, atë të Atit themelues të shtetit, presidentit historik Rugova.
Tutje, z. Abdixhiku, apeloj për një aktivizëm politik suplementar të aktivistëve dhe shtrukturave të LDK-së në mobilizimin efektiv të të gjitha kapacitetetve dhe resurseve tona, për t’i dhënë fund këtij pushteti populist i cili në çdo ditë dhe orë të qendrimit në pushtet, po dëmton vendin dhe të ardhmën e brezave.
Fjala e Abdixhikut u nderpre me brohoritje herë-pas-herë nga të pranishmit, për faktin se, i gjithë diskutimi dhe sëcila fjali, ishte me peshë dhe përçonte porosi, e që kjo entuziazmonte të pranishmit.
Kryetari i LDK-së. z. Lumir Abdixhiku, me pas prezantoj kandidatin për zgjedhjet europiane, duke përshkruar shkurt personlitetin e Tij, me theks, kontributin e z.Bernd Possellt në dobi të LDK-së dhe të Kosovës në mbi 20 vite si eurodeputet, dhe për të cilin kërkoj nga të pranishmit që të mbeshtesin kandidaturën e Tij.
Ftohet n’skenë, z. Bernd Possellt !
Ishte emocion i veçantë të dëgjohej fjala përmbajtësore dhe mbi të gjitha miqësore e një lobisti dhe veprimtari të palëkundur të çeshtjës së Kosovës, mikut të Rugovës dhe të Kosovës, deputeti i CSU në Parlamentin Europian, z. Bernd Possellt.
Ai foli me andje dhe përkushtim deri në pasion, për përiudhën e rëndë të fateve tona gjatë pushtimit klasik të Kosovës pas suspendimit të autonomis¨së Kosovës nga ana e Serbisë, përpjekjet e lëvizjes sonë nacionale për liri dhe të drejta, dhe sidomos për figurën markante të kësaj levizje, presidentin Rugova.
Rugova, tha nder tjera z. Possellt, me përkushtimin unik dhe ekskluziv për fatin e Dardanisë-Kosovës në diskutimiet e Tij në Parlamentin Europian në Strasburg, bëri për vete gati të gjithë euro-deputetet, me gjuhën e Tij të kulluar në frangjishte dhe me thellësinë e mendimit dhe pasionin për fatin e Kosovës e cila lëngonte robërinë gadi shekullore.
Ai foli me pietet për presidentin Rugova, dhe me shumë respekt për LDK-në dhe qytetarët e Kosovës.
Qershia mbi torte !
Befasia e këndshme vie në fund, si qërshia mbi torte, ishte anëtarësimi i mbi 30 të rinjëve dhe të rejave në LDK, moment ky emocional dhe i papërshkrueshëm, ku ndarja e librezave nga kryetarja e Deges së LDK-së, znj.Saranda S. Musliu dhe kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, u prit dhe percoll me shumë entuziazëm dhe duartrokitje.
Në atmosferë besimi e shpresë, u mbyllë ky takim ekskluziv i lidershipit të LDK-së me bashkëatdhetarët në Munih të Gjermanisë .