Nga Laureta Roshi
“Building Bridges for Mental Helath”, Ngritja e urave përshëndetin mendor , konferenca ndërkombëtare në Psikoterapinë Pozitive dhe Transkulturore , u mbajt në Stamboll nga 20 deri 23 mars 2024, ku 300 pjesmarrës nga 25 vende të botës . Ky rrugëtim I profesionistëve të shëndetit mendor përkoi me muajin e Ramazanit, një botë e mrekullueshme me njohuri të reja, teknika të suksesshme dhe strategjitë e avancuara në fushën e psikoterapisë positive, duke konfirmuar përpjekjet globale për të promovuar qasjet intergrative ndaj kujdesit për shëndetin mendor në nivel global. E ku më bukur se në Stamboll aty ku edhe qytetërimet dëshmojnë harmoninë e kohërave. Pas programit zyrtar vizitimi I Stambollit është qershia mbi tortë edhe për faktin se shiu kandalur dhe rrezet e diellit janë zbërthyer në ngjyra.
“Çfarë unë isha, çfarë u bëra, çfarë do të jem” një pikë takimi e vetesnë Stambollmes dhjetëra e qindra të panjohurve që rrugëtimi I ka sjellë aty. Në sfond detidhe Ura e Bosforit. Mbi distitancën ujore 19 milje midis dy kontineteteve qarkullimi nuk rresht. Bukuria natyrore e peisazhit që shkrin Europën me Azinë , mbi ujërat e Marmarasë dhe Detit të Zi të përfshin në një liri mendimi pakufij kulturorë, fetarë apo kohorë. Buzëqesh ashtu padashur me të panjohurit, I gëzohesh ngjyrave dhe fluturimit të pulëbardhave ndërsa përqëndrohesh në faqen e murit me hartën turistike të Stambollit në një nga komlekset turisti më të mbipopulluara nga turistët: Xhamia Blu dhe Agia Sofia. Eshtë kohë Ramazani dhe hyrja për besimtarët është e lirë.
Xhamia Blu Xhamia e sulltan Ahmedit , e ndërtuar në hipodromin e Kostandinopojës me arkitekt shqiptarin Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu nga Elbasani, u ndërtua 1609 deri në 1616. Ajo vizitohet çdovit nga miliona turistë. Gruaja e Sulltan Ahmetit Mahfiruze shquhej si gruaja më e bukur në Perandorinë Osmane, karakteristikë e saj ishin dhe sytë jeshil.
Në fakt me emrin Xhamia blu është thirrur vetëm nga perëndimorët jo nga turqit, për shkak të 21 mije pllakave të famshme blu nga Izniku (Nikea) që zbukurojnë muret e brendshme të xhamisë . Mbi to është vizatuar me të bardhe e jeshile një botë e lulesh që simbolizojnë natyrën Tokën dhe kopshtet e parajsës.
Drita shpërthyese nga dritaret jepnjë qetësi mbi besimtarët që luten me ballin dhe hundën që prek tokën dhe vizitorët që harmonizohen në një frymarrje të paqtë. Mbi katër shtyllat e mëdha si këmbë elefanti gjigand ,mediametër 5 metër secila. Në krye të çdo shtylle ka një citat nga Kurani I shkruaj në një sfond blu me gërma të arta. Secila prej tyre përfaqëson një shtyllë shpirtërore të besimit islam.
Arkitekrura e veshur me punime në dru e pllaka,në gurin e gdhendur e shkrimet e shenjta, të sjell njëherazi madhështinë e pajetuar, paqen e sotme dhe dëshirën për Dritën. E orientuar për lutjet andej nga është Meka e Shenjtë, e ndien vetën pjesë të një zinxhiri që frymon jetë dhe gëzim.
Sapo del nga xhamia blu bashkohesh me rrjedhën e njërzve në sheshin që të con të Agio Sofia, kisha xhami, monumenti 1500 vjeçar.
Agio Sofia – Dituria e Shenjtë
Vendi ka qënë një kishë ordodokse lindore nga viti 360 pas Krishtit deri në 1204,kur u shndërrua në kishë katolike pas kryqëzatës së katërt. Ajo u rikuperua në vitin 1261 dhe mbeti ortodokselindore deri në pushtimin osman të Kostandinopojës në 1453 Ajo shërbeu si xhami deri në vitin 1935, kur u bë muze.
Struktura aktuale u ndërtua nga perandori bizantin Justiniani I si katedralee krishterë e Kostandinopojës për Perandorinë Bizantine midis viteve 532 dhe 537. E projektuar nga gjeometritë grekë Isidore I Mileti dhe Anthemius I Tralles. Ajo u quajt zyrtarisht Kisha e urtësisë së Shenjtë të Zotit. Si ndërtesë thuhet që ka ndryshuar historinë e arkitekturës,ndërsa si ndërtesë e tanishme e Justinianit ishte kisha e tretë me të njëjtin emër që zinte vendin pas shkatrrimit në trazirta e Nikës.
Lartësia e kupolës qëmbulon hapësirën kryesore është 55.60 metra nga toka dhe diametric I saj është 31.87 në drejtimin very jug.
Agia Sofia nga kishë byzantine u shndërrua në një xhami ne 1453 pas pushtimit të turqve osmanë të cilët e shndërruan në një symbol të fuqisë së sulltanit. Shihen ndërthurja e elementëve mozaikët e kishës me kaligrafinë arabe dhe riorientimin e brendshëm drejt Mekës. Shtimi I minareve u bë një tipar dallues I arkitekturës osmane.
Ndërthurja e hapësirave për besimtarët dhe turistët me hyrje të orientuara drejt mjediseve të faljes apo kundrimit, e bënë vizitimin e këtij objekti të trashëgimisë botërore një univers dëshime dhe fuqie. Të gjithë bashkohen aty në lutjet përpaqen dhe jetën.
Lulet shumëngjyrëshe dhe jashtë murëve të lashtë,zymbyla aromëshpërthyes dhe tingujt e bandës së qytetit rikthejnë një atmosferë festive është muaji I Ramazanit,muaji I shenjtë I sakrificës dhe rigjenerimit për besimtarët dhe përshumë e shumë vizitorë që enden qetësisht me ajrin e Stambollit. Madhështia e objekteve në Stamboll një me natyrën e fuqishme të zgjon kureshtje dhe kuptim, një lloj mbrojtjeje. Arkitektura e lashtë dhe ndërtimet bashkohore të veçuara në komplekse modern e kanë ruajtur madhështinë e qytetit. Brenda mureve të lashtë dhe një mirëkuptim të pafund për dritën që endet mbi portertet e besimtarëve dhe vizitorëve. Ushqimi I ofruar në çdo kohë sjell shijen orientale dhe ngjan kaq shumë me kuzhinën e gjyshes,me erëzat dhe ngjyrat më befasuese edhe në shije.
Eshtë periudha e muajit të shenjtë të Ramazanit,ritet e besimtarëve gjatë faljeve dhe zeri I hoxhës nga të kujtojnë seje mysafir me shans për tu kënaqur në mikpritjen ndaj turistëve dhe lirinë e besimeve që ndërthuren në kurreshtinë mni simbolet. Nëlibrarinë e vogël të xhamisë blu më tërheq një botim “The Quran and the Bible”, paralel me Librin e Shenjtë në të gjitha gjuhët, “Zoti është një, ne të gjithë jemi shërbëtorë të tij “ … përreth ndiej përkushtimin e faljes së besimtarëve. Fryma endet në muret plot dritë, aty te pragu I lëmuar nga hapat e sa e sa besimtarëve në kohëra dhe vizitoërve nga të gjitha vendet e botës. Ashtu si papritur në morëine e grupeve ku ciceronet zhurrmojnë mbi historinë këmbehemi me kolegët gjermanë,ja dhe grupi nga Kina, qeshemi ”Botë e vogël, dritë e madhe”…
Stambolli në çdo kohë është befasues, ka gjithmonë diçka të re në dritën e tij. Veçmas ka një kujdes ndaj vizitorëve, kjo jo vetëm ndaj pazareve për mallrat..Eshtë e ëmbël buka në Stambollin sa tradicional aq dhe modern,në Stambollin që këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit ka për vizitorë qindra mijwra
besimtarë në komplekset turistike tw kultit. Dhe pas dyshim Agia Sofia mbetet Kisha Xhami më befasuese në unikalitetin e tolerancës fetare dhe fuqisë së besimit.
Ora e saktë e perëndimit të Diellit përkon me ushqyerjen e besimtarëve,të gjithë drejt shtëpive, trafik I ngarkuar, taxi makina të kujdeshëm të gjithë për të shmangur përplasjet. Stambolli bën pushim total në ato minuta ndërsa shërbimi për turistët është gjithë kohën në ngrënie dhe zbavitje, duke treguar gjerësinë e zemrës dhe bujarinë e mikpritjes.
Nëpër Stamboll koha fluturon dhe atëherë kur harron ta shohësh orën dhe je bërë një me ritmin e Stambollit, teknologjia të ngacmon dhe ashtu nën perëndimin e ditës vizita mbaron. Nga qielli Stambolli bëhet edhe më befasues ,ngjyrat e ditës nga dritarja e avionit shndërrohen në rrugeza të ndritshme që vijëzojnë kujtime.
Mbetet gjithmonë diçka për tu vizituar herën e ardhshme, Stambolli nuk të lëshon në harresë.