Është shtyrë për javën e ardhshme raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, shkruan Gazeta Express.
Kjo për shkak se në mes të anëtarëve të Komisionit nuk është arritur dakordim lidhur me disa nga pikat e rendit të ditës.
Kësisoj edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet për javën e ardhshme.
Në rend ditë kanë qenë të parapara këto pika:
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 21.10.2021;
3. Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
6. Të ndryshme. /Botapress.info/