Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai nuk e ka pritur fare mirë një koment që i është bërë në një prej fotove të publikuar para një jave, ku një qytetar e ka shkruar “Peci-Speci”, shkruan Gazeta Express.
Ministri Peci ka zgjedhur që t’i replikojë qytetarit direkt në faqen e tij zyrtare.
Ministri Peci ka reaguar ndaj qytetarit duke ia përmendur moshën dhe duke i thënë “burri plak me këtë koment…”