Në Lennestadt-NRë të Gjermanisë,në moshen 57 vjeqare ndrroj jetë njëri ndër veprimtarët më të vyeshëm për vendlindjen,dhe komunitetin ku jetoj e veproj.Agim Alushi u lind më 06.01.1966,në Pakashticë të Podujeves.
Që nga migrimi,34 vite më parë ,deri në ditët e fundit të jetes ,Agim Alushi s’pushoj së vepruari për të miren e vendit.
Vitet e para kyqet në aktivitete përmes shoqatave e subjektive që vepronin aso kohe kryesisht për grumbullinin e ndihmave humanitare,pastaj pjesëmarrës në gjitha protestat për sensibilizim të qështjes së Kosoves,për hapjen e shkolles me mësim plotësues në gjuhen shqipe ,etj.Në kohën e luftes angazhohet edhe në grumbullimin e mjeteve financiare për ndihma në front e popullatë.Kohen e pasluftes Agimin e gjejmë të angazhuar kryesisht nē Shoqaten Dardania në Lennestadt,ku dallohet me punen dhe kontributin e tijë te madh.Me të dëgjuar për vdekjen e Agimit,shumë bashkatdhetar ,edhe pse ditë pune,u takuan në Shoqaten Dardania,dhe ngushëlluan njëri tjetrin .Shprehnin seicili dhimbje për Agimin,por edhe krenari për punen,angazhimin ,dhe kontributin që ai dha,sidomos rreth Shoqates,që vërtetë ishte gjithëherë në krye të organizimeve i papritueshëm.Agimit sot ju dha lamtumira e fundit nga bashkatdhetarët,duke e përcjellë për në vendlindje,që të pushoj në vendin që e deshti,e punoj shumë për te.
LAMTUMIRË AGIM ALUSHI,shokët i shprehin familjes ngushëllimet më të sinqerta.Pushoftë në Parajsë!