Anëtarësia e Nëndegës së LDK-së për NRW në Gjermani është e trishtuar me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Decanit. Ndajmë dhimbjen me familjarët dhe gjithë bashkëvendasit .Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat! Shërim për të plagosurit!Dënojmë këtë Krim makaber,dhe ftojmë organet për zbardhje të rastit.Lutemi që kurrë mos dëgjofshim këso lajme makaber e tragjike nga vendlindja jonë, thuhet në reagimin e Nëndegës së LDK-së për NRW dërguar në redaksinë e portalit Botapress.info.