Organizuar përmes Platformes zoom, Nëndega e NRë e Gjarmanise i ftoj kandidat nga shumë Komuna për Debat zgjedhor.Kësajë thirrje iu përgjegjen pozitivisht Donat Lushaku Prishtinë,Anduena Gllareva/kandidate për Kryetare/Drenas,Erstina Nika kandidate Drenas,dhe Dardan Bublaku shef i shtabit zgjedhor ne Drenas.Granit Lalinovci Ferizaj,Fatjona Kuqi Deqan,Fatime Krasniqi Lypjan,Valdet Raka Mirlinda Axhami dhe Besim Luma nga Kaqaniku dhe Fatjona Kuqi nga Deqani.
Kryesuesi i Nëndeges Jakup Gërguri,duke i falenderuar të pranishmit foli për qëllimin,dhe rëndësinë e këtijë takimi virtuel,Në fillim iu dha fjala seicilit kandidat për shpalosjen e planit dhe synimeve të tyre për shpalljen e kandidaturave të tyre për Ansambleist,përkatësisht për Kryetare zonja Anduena Gllareva.
I pari foli Dardan Bublaku -shef i Shtabit Zgjedhor nga Drenasi.që në mes tjerash theksoj:Neve në Drenas na ka nderue kandidatja për Kryetare zonja Anduena Gllareva,i ka bërë nder edhe LDK-SË,një Sociologe,nënë e grua shumë e zonja që i ka hy gares pa droe,dhe po kërkon voten derë me derë. Në Drenas kemi bërë Plan të detajuar ,kemi parapa përkrahje për Rini,kulturë e Sport.Gjithashtu edhe për pensioner, ngase atyre nuk iu ka dhënë hapsira dhe merita e fituar,ngase ata e kanë ndërtue Drenasin.
Zonja Erstina Nika ,nga Drenasi shpalosi disa pika të progranit.Në Parim i kemi Shëndetësinë, Arsimin dhe zhvillimin ekonomik. Do përpiqemi të sjellim donacione ngase Drenasi me kaq shumë banorë,me dy mjete ambulantive është shumë pak.
Valdet Raka nga Kaqaniku i përshëndetë të pranishmit. Jam lindë në Shkup,rritë dhe edukue në Kaqanik.Vi nga një familje intelektuale dhe sportive.Jam përkthyes,kam punua në Eulex e UNMIK,tash punoj në Bonstill.I përkas edhe shoqates Civile si në mbrojtëje të Ambientir.Z.Raka shpalosi edhe planin në pika të shkurtëra për arsimin sportin e sidomos në legjislatur mund të kontribuoj,ngase kam bërë një përvojë gjatë punes sime.
Fatjona Kuqi kandidate nga Deqani.Jam në përfundim të studimeve në gjuhen angleze,jam marrë me trajnimin e nxënësve për kandidim ne fakultete qe disa vite me radhë.Kandidoj për herë të parë. Ka 6 muaj që me ekspert po punojmë për përpilimin e strategjisë për komunen e Deqanit.
Donat Lushaku nga Prishtina,pershëndetë të pranishmit, dhe iu dëshiron suksese.Per shkak të masave anticovid,kemi kalue në fushatë digjitale,por edhe në takime në forma të ecjes.Praktikisht është një disponim i mirë,shpresoj që në kohen e mbetur do punojmë intensivisht për arritjen e rezultatit në favor tonin.Personalisht jam duke e zhvillue një fushatë direkt në teren.Po pritemi mirë edhe ne si kandidat për ansambleist,por edhe Përparimi për Kryetar.Tash na duhet edhe pregaditja për një debat të drejtpërdrejt të kandidatëve,ku presim që Përparimi të shpërthei,duke tregue aftësitë e tijë.Në përgjithësi është një fushatë e mirë,qalojmë pak te rrjetet sociale,por duhet një kreativitet i shtuem,një punë e theksueme për të arrijtë të pakten një balotazh.
Fatime Krasniqi nga Lipjani ,jam e propozueme nga Kryetari,dhe ju nga Mergata e dini që për Lipjanin s’kam qka të flas ,ngase jemi nder komunat Kampione.Si ansambleiste kandidoj mandatin e dytë,punoj si mësimdhënëse,dhe mendoj të ndihmoj në permirsimin të mëtejmë të cilsisë në arsim.Vet puna e Kryetarit tregon rezultate ,dhe na dalin sondazhet mirë.Jemi pandërpre në punë dhe do ja dalim.
Nga Drenas, kandidatja për Kryetare zonja Anduena Gllareva ;jemi duke punu edhe përkunder vështirsive nga Pandemia,po shkojmë shtëpi për shtëpi, duke shpalosë programin tonë.Kemi disa synime në disa lami që kanë ngecë në Komunen tonë.Sistemi shëndetsor,aktivizimi i qendrave shëndetsore,rini ,kulturë,Sport,organizimi i Folklore,klubet e futbollit,hendboll,volleyball e kështu me radhë.T’i rihapim Bibliotekat në Komaran dhe Terstenik.Hilmi Gashi përgëzon dhe falenderon zonjen Gllareva për gatishmërinë qe tregon për kandidim për Kryetare.Pyetja ime është:qka parasheh programi juaj për rininë,arsimin,shëndetësinë etj.A i keni përfshi në programin tuaj zhvillimor Bashkësitë lokale si Terstenikun,Verbovci,Shtutica Prolluzha dhe Tersteniku .Suksese për juve,dhe dhashtë zoti të forcohet LDK_ja në Drenas .Anduena Gllareva spjegon që ka në program hapjen e Bibliotekes ,dhe Ambulantave në këto fshatra,edhe qendrat sportive synojmë t’i aktivizojmë.Edhe pensionistëve synojmë te iu japim përparësi duke iu ofrue kushte më të mira.
Nga Ferizaji ishte Granit Lalinovci,kandidat për ansambleist. Synim imi është shtyrja e programit të LDK-ës perpara.Në Fokus kam Rininë.Do angazhohem më përkrahjen e studentëve,të rinjtë me bizneset e tyre në mënyrë që të rritet punësimi.
Nga Kaqaniku ,zonja Mirlinda Axhami,jam Psikologe,Master i shkencave sociale.Në LDK jam e Re,isha pjesë e shoqatave civile. Me përvojen time 14 vjeqare vendosa të kontribuoj përmes LDK-ës për Kaqanikun.S’bashku me njerzit tjerë të LDK-ës mendoj qē Iden Rugoviane ta qojmë përpara, ngase edhe jam rritë me atë ideologji.Kam mbështetjen të shoqërisë dhe familjes,jam zgjedhë Kryetare e Forumit të gruas. Ne në Kaqanik kësajë here do e bëjmë diferencen, ngase i kemi kandidatët më të mirë.
Z. Besim Luma nga Kaqaniku: Diaspora ndihmon Qendren ,por në këtë rast edhe neve kandidat për ansambleist, andaj ju falenderoj juve.Vi nga Glloboqica.Jam ushtar i Tahir Zemajt.Pas lufte jam angazhue dhe e kemi aktivizue Degen e LDK-ës në Kaqanik Ishte kohë e rëndë,e sot e kemi më lehtë.Pas 23 viteve aktivitet sot jam kandidat për ansambleist me Nr. 23.Kandidatin per Kryetar,z. Shkëlqim Jakupin e kemi në nevel më të lartë se gjithë kandidatët tjerë.Ai gëzon mjē përkrahje të madhe.Edhe në fshatra ka ndfyshue gjendja nē favor tonin.Rezultati do jetë i ngushtë.Na duhet mobolizim duke iu tregue qytetarëve kush jemi.Është më lehtē sot me portale e me Informatik.Kam edhe një Portal që është në dispozicion.Kam Projekte dhe do i nzjerr në portale.
Daut Haxhaj,sa do jetë sfidë për LDK-ës kjo fushata digjitale?Sa jemi të pregaditur t’i kundervihemi tjerëve,kur e dijmë si i keqpërdorin rrjetet sociale.?Kam shqetësim me Kandidatin për Prishtinen:është ekspert i shkëlqyeshëm në laminë e tij, por identifikimi me LDK-së,sikur heziton,si dhe Argumentimi për Projektin e liqenit të Badovcit po keq interpretohet.
Për këto shqetsime , përgjigjet z. Donat Lushaku nga Prishtina.
Në vazhdim u kyqen në bisedë me pyetje,propozime e diskutime pothuaj gjithë të pranishmit .
Në vazhdim diskutuan:Besin Luma,Isa Shabani ne emer të Kryesisë të Deges për Gjermani,Mirlinda Axhami,Flora Hysenaj,Fetah Rudi,Afrim Nuha,Besim Luma.,Valdet Raka,Rrahman Islami dhe Mustafë Lulaj.
Në fund kryesuesi i falenderoj të pranishmit,dhe i informoj se Nëndega NRë do vazhdoj me forma të tilla komunikimi.Kjo Video-konferencë zgjati plotë 2 orë e 40 minuta.
NRW-Gjermani për Kryesinë e Nëndeges Jakup Gërguri