I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit i autorit Zannovich, përkthyer nga suedishtja dhe botua në shqip në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë, faqe 256 në të dy gjuhët shqip dhe suedisht, një histori e padegjuar deri më sot shkruar nga të huajtë për Kryetrimin Gergj Kastrioti-Skenderbeu
Historia që kam treguar është e shkurtër, unë e pranoj këtë, dhe në mënyrë të pakonsiderushme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka. Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë shumë me shume me pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi. Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë, është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori. Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, i cili nuk di asgjë tjetër përveçse fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë. Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë, nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqën time pa lumturi! Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi!
Por jo!
Gjergj Kastrioti ishte mburoja e Krishterimit dhe tmerri për Perandorinë Osmane, siç kemi thënë tashmë. Princi Huniad i Hungarisë, një rival i tij, po më vonë edhe mikun i tij, tha, kur ai goditi ushtrinë me reputacion të Amuratit II në brigjet e Danubit: Unë fitova betejën në momentin kur Kastrioti ktheu kalin e tij për në Shqipëri, kjo është një gjë aqë e jashtëzakonshme për nderin e Skënderbeut sepse ai mposhti të dy perandorët, për të cilët turqit duhet të falënderojnë për vazhdimin e tyre në Evropë, për pushtimet e tyre më të mëdha dhe për ndikimin e tyre të jashtëzakonshëm në çështjet politike të të krishterëve.
Ai më në fund ishte i pajisur me të gjitha cilësitë që cdo kush do të dëshironte te kishte një gjeneral ushtrie, te një Mbreti të mirë, si një qytetar i nderuar dhe të një i krishterë i zellshëm.
Cfarë lumturie, që nderon reputacionin e një njeriu të madh, që pas tre shekujsh dhe më shumë, shikon sedren e, banorit, turkut udhëtar, të krishterit ose hebreut, dhe u shqipton bekimin e të njohurit, të relikteve dhe mbetjeve tij të famshme; ata ngriten, surprizohen, mahniten, mrekullohen me mbetjet e varrit të tij dhe thonë me lëvizje: Këtu pushon Kastrioti, ai SKENDERBEU! Sa i shkathët ishte ai! Sa i drejt ishte ai! Sa i mirë ishte ai! …. cfarë modeli për mbretërit! Cfarë angazhimi për atë që është pasardhësi i tij dhe shkrimtari i historisë së tij!
Por mjerisht! Burri, i cili ishte më i denj për t’u bërë i pavdekshëm, ishte gati të paguante natyrës thesarin, të zbresë në varr atë natë, pas aq shumë fitoresh, aq shumë epërsie, për të mos lënë asgjë në kohën e tij, përveç familjes së tij, për Krishterimin, mbështetja e të cilit ai ka qenë, sesa kujtimi i emrit të tij dhe vepratë e tij heroike pas vdekjes. Kjo me të vërtetë ndodhi, pasi dha një provë për një frikë të sinqertë të perëndisë dhe për këtë mori sakramentin e kishës me devotshmëri shembullore, ai ia dorëzoi shpirtin e tij Zotit dhe trupin e tij tokës më 17 janar 1467, në vitin e 65-të të jetës së tij dhe viti i 38 të mbretërisë së tij. Në ditën e tretë pas vdekjes, i shoqëruar nga djali i tij dhe njerëzit me lotë në sy, me flokë të çrregulluara, dhe të varura mbi shpatullatë e tij, te përkulura drejtë tokës, në heshtje babai dhe heroi i Shqipërisë shkonte në varr. Atje, ushtarët e tij hodhën flamujt turq dhe më pas i varën për përmendore dhe shenja të trofeve të tij të luftës. Princat dhe ambasadorët ndoqën trupin e pajetë, të pa ndjenja, ku u derdhën aq shumë lotë, aq shumë nder, kambanat e vdekjes tingëllonin akoma në të gjitha shtetet e tij, kur armiqtë e atdheut të tij tashmë ishin duke mbledhur fuqitë e tyre, për tu grumbulluar, për ta shtypurë(ngushëlluar) pasardhësin i tij të ri.
Të gjithë princat e krishterë ishin të lumtur që të paktën të ishin në gjendje të tregonin mirënjohjen e tyre, duke shpallur kështu lumturinë e një drite të tillë, që ishte fëmija i vetëm i Skënderbeut të pavdekshëm. Vetëm venedikasit iu gëzuan asaj që atë ta shifnin të pafuqishëm dhe të dobët, në mënyrë që të mund t’i merrnin disa nga shtetet e tij më lehtë, padrejtësisht, gjë të cilat edhe e bënë përfundimisht ata. Por përmes hakmarrjes së qiellit, ata humbën ate bashkë me krahinat e tyre, në luftërat që u detyruan tibëjnë kundër ushtrisë së sulltanit turk.
Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan. Por kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u duken furtunatë.
Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njërën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrim kësaj mbretërie të bukur, të njëjtën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë. Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftrave të Mahometit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bënë edhe mua që edhe unë të derdhë lotë.
Sidoqoftë, do të hesht.
Por egziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë.