Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me “aventurat” e tij jashtë vendit.
Kësaj radhe po qëndron për vizitë në Seul të Kore të Jugut, atje ku po merr pjesë në një samit paqeje, përcjell Botapress.info
Dokument: Gënjeshtra e ministres Haxhiu, amnistia e 2013-ës nuk i falë krimet e luftës dhe vrasjet
Këtë e bëri të ditur edhe ZKM përmes një komunikate dërguar mediave.
Kurti, pak ditë pasi shkarkoi Ekipin Menaxhues për krijimin e Draftit të Statutit të Asociacionit, ka gjetur kohë për një udhëtim që mbase edhe të mos bëhej, nuk do të shënonte ndonjë regres për vendin tonë.
Gjithsesi, shpresojmë që të arrijë diçka pozitive edhe nga ky angazhim, ani pse shikuar prej këndit, apo numrit të punëve që janë këtu, vështirë të thuhet./Botapress.info/