Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ku mysafir ka qenë veprimtari i njohur, Qamil Bytyqi janë trajtuar marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë në dekadën para çlirimit.
Ai ka folur për takimin e vitit 1992 mes presidentit Rugova dhe atij të Turqisë, Turgut Ozal, për takimin me shqiptarët e Turqisë në lagjën Zejtinburnu të Stanbollit ku ishin prezent mbi 1000 persona, si dhe numrin e shqiptarëve në Turqi.
Ndër tjera, ai ka treguar disa detaje nga kjo vizitë e Rugovës nëTurqi dhe një koncert i organizuar me këngëtaren e njohur Emel SAJIN.
“Në atë koncert kanë marrë pjesë jo më pak se 5-6 mijëpersona”, tha Bytyqi.
Po ashtu, në këtë koncert, këngëtarja e famshme turke Emel SAJIN me prejardhje shqiptare kishte mahnitur publikun duke kënduar njërën ndër këngët më të popullarizuara shqiptare “Oj Kosovë oj nëna ime”.
Këngë kjo të cilën mund ta dëgjoni në linkun në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=Cu_ZujD2I2E&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=H44TiJcFBU8&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI