Një lexues që ishte pjesë e komisionit për vlerësimin e thirrjes publike për financimin e OJQ-ve në Ministrinë për Komunitete e kthim, nëpër një e-maili ka denoncuar keqpërdorim të fondeve publike thirrje. Janë deponuar po ashtu edhe 21 ankesa.
Për çudi, për OJQ-të që u shpërblyen në këtë rast, Ministria e drejtuar nga Nenad Rashiq ka bërë të ditur vetëm përqindjen e përmbushjes së kërkesave, por jo edhe vlerën e parave qe kanë marrë.
“Jam lajmëruar për rezultatet e vlerësimit të tyre kur kanë dalë në websajtin e ZKM-se. Aty kam gjetur shumë pak organizata të njohura për punë me komunitetet, dhe kur i kam kontrolluar në regjistrin publik të OJQ-ve, kam gjetur vetëm 3 që kanë një bazë në komunitet, sipas informate në statut që shpallet aty. Kam kërkuar opinion ligjor nga Zyra Ligjore për mundësi që të anulohet një konkurs që ndanë mjetet e shtetit në këtë mënyrë, dhe isha lajmëruar se vetëm Komisioni i Ankesave mundet me e anulu këtë konkurs. Kur kuptova të hënën që komisioni nuk do ta anulojë konkursin, i kam lajmerar që nuk mundem me të vazhdoj pune me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, kështu e denoncoi publikisht një aferë në Zyrën e Kryeministri Albin Kurti këshilltarja Elizabeth Gowing.
Është një thirrje për mbi gjysmë milioni eurosh.
Ajo u largua nga zyra brenda Zyrës së Kryeministrit, por tha që do të vazhdoi bashkëpunimin me të. \
Insajderi edhe në shtator të viti të kaluar kishte raportuar për dyshimet që ishin ngritur po për një fond për OJQ prej 200 mijë eurosh të shpërndarë po nga Zyra e Kryeministrit Kurti.
Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti shkelje po në këto fonde. Sipas Auditorit, gjatë vlerësimit të aplikacioneve për projektet e OJQ-ve në tri raste prej 71 mijë euro përfituesit nuk kishin përmbushur kriterin specifik lidhur me dëshminë se nuk janë në procedurë të shuarjes dhe çregjistrimit.
E po për mbështetje të Organizatave Joqeveritare në redaksinë e Insajderit ka denoncuar një sinjalizues, i cili ka ngritur dyshime për mënyrën se si u shpërndanë parat e arkës së shtetit nga Ministria për Kthim e Komunitete e drejtuar tash nga Nenad Rashiq.
“Ministri Rashiq ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë se si do të shpërblehen OJQ-të me një milion euro, sepse në listë ka OJQ që nuk do të kalojnë administrativisht, ka pasur OJQ që kanë aplikuar me gjysmën e dokumentacionit, unë jam dëshmitar personal dhe më vonë brenda natës. dorëzoi dokumentet”, thotë ky sinjalizues.
Në një përgjigje me shkrim për Insajderin, nga kjo Ministri kanë mohuar kategorikisht përfshirjen e e Ministrit Rashiq në këtë thirrje për mbështetje të OJQ-ve.
Thirrja ishte shpallur në maj të këtij viti, derisa rezultatet janë publikuar në fund të korrikut. Aty janë listuar 57 OJQ përfituese. Por, për çudi, në këtë njoftim publik nuk është shënuar se sa para ka marrë sejcila prej OJQ-ve përfitues. Në rubrikën e fundit janë shënuar vetëm përqindjet- sa secila prej tyre i ka përmbushur kërkesat me dokumentacion. Asnjëra prej tyre nuk del që i ka përmbushur 100 përqind të kritereve, por më ë shumta është 79 përqind, dhe më e pakta 51.80 përqind.
Lexuesi, pretendimet e të cilit edhe pse i është kërkuar kësaj Ministrie që ti komentoj, por nuk i ka komenuar, pretendon se “gjatë punës së komisionit ku është dashur t’i shpërndajmë një milion euro, nga kabineti i ministrit Rashiq na është thënë që të lihen 300.000 mijë euro nga milioni i planifikuar dhe se për fatin e atyre parave do të vendosë kabineti i ministrit”.
Për këtë arsye, sipas sinjalizuesit, “kabineti i ministrit urdhëroi që shuma e të hollave të marra nga OJQ-të të mos shpallet publikisht”.
Edhe këtë e kanë mohuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në përgjigjet që i kanë dërguar Gazetës Insajderi.
Lexuesit ka pretenduar edhe se nuk ka pasur komision të themeluar në mënyrë të ligjshme, por në një përgjigje për Gazetën Insajderi nga ana e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përmes postës elektronike ata e kanë dërguar vendimin për themelimin e komisionit që e ka bërë Vedat Mazhuni, zëvendës sekretar i përgjithshëm në këtë ministri.
Nga dokumentet që Ministria për Kthim dhe Komunitete i ka dhënë qasje Gazetës Insajderi që komisioni që erdhi në përzgjedhjen e këtyre 57 organizatave përbëhej nga kryesuesi Ivan Savic Egzon Dedinca, Zgjim Isufaj, Avdi Podvorica, Milosh Savic e Devolle Topçiu si anëtare rezervë.
Raportin për vlerësimin e nënshkruan vetëm pesë të parët.
21 ankesa, të gjitha refuzohen nga ministria e Rashiqit
Për këtë thirrje për mbështetje financiare të OJQ-ve, sipas dokumenteve që vet ministria i ka dërguar Gazetës Insajderi aplikuan 730 OJQ të ndryshme.
Nga ky dokument del që, sipas Ministrisë, 73 prej tyre nuk e kanë kaluar kriterin prej 51 përind e tutje të aplikimit, apo siq thihet në dokument, nuk kanë arritur që ta deponojnë ‘deklaratëne aplikuesit që është njëra ndër kërkesat kryesore”.
Nga këto organizata, aplikimet e të cilave u hodhën poshtë, 21 prej tyre kishin vendosur që të bënin ankesë.
Ministria e drejtuar nga Nenad Rashiq për pak ditë i kishte shqyrëtuar krejt ankesat dhe për çudi për kret vendosi që janë të pabazuara.
Listën përfundimtare të 57 OJQ-ve përfituese e ka shpalur Ministria më 27 korrik 2023. Edhe pse kanë disa javë në mesë, të dy listat, si ajo finale dhe ajo preliminare nuk dallojnë asgjë në mes vete. Janë të njëjtat OJQ përfituese të njëjtat përqindje. Në të dyja mungon vlera financiare se sa ka marrë secila OJQ.