Lulzim Hetemi, kryetari i zgjedhur i komunës së Leposaviqit nuk do të mbahet në mend vetëm për ngujimin prej 70 ditë rresht të në selinë e Kuvendit Komunal të Lepaosaviqit. Ai përveç heroizmit dhe qëndrimit stoik, pa lëvizur vendi, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e quajti “Oso Kuka” i ditëve të somte, Hetemi do të mbahet në mend edhe si kryetari “shembull” i cili gjatë gjithë kësaj kohe të ushtrimit të detyrës së Kryetarit të komunës prej selisë së komunës, ka shpenzuar ZERO litra derivate dhe ka bërë ZERO kilometra të veturës zyrtarë, shkruan Botapress.
Ai është sjellë në komunë me përcjellje të Njësisë Speciale të Kosovës dhe tash me tërheqjen e kësaj njësia, një tërheqje taktike do të bëjë edhe kryetari Hetemi.
Kjo i bie se ai do të mbetet në “histori” si kryetari i parë dhe i vetëm në Republikën e Kosovës i cili gjatë mandatit të tij disa mujor nuk ka bërë asnjë shpenzim për derivate dhe asnjë kilometër rrugë me veturë zyrtare!
Aferim!