• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje nga tragjedia në Podujevë: Autobusi me të cilin u aksidentua vetura ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti

nga Bota Press
29 Korrik, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Shemsedin dhe Mervete Sopaj kishin marrë rrugën nga Sllovenia për t’i kaluar pushimet në Kosovë. Por një aksident i rëndë në të cilin u përfshinë ua ndali në gjysmë planet për të takuar familjarët e për t’u çmallur me vendlindjen e tyre.

Vetura me të cilën po udhëtonin bashkë me dy fëmijët e tyre E.S. 5-vjeç dhe S.S 3-vjeç, u ndesh me një autobus dhe si pasojë dy prindërit humbën jetën, ndërsa dy të miturit mbetën të lënduar rëndë.

Gazeta mëson se aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Siboc të komunës së Podujevës, ku një autobus i kompanisë ‘Dita’ ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti. Në të ishte përplasur vetura e tipit Audi, të cilën e drejtonte Shemsedini.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë njësitet policore bashkë me ekipin e Emergjencës, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e dy mërgimtarëve. Ndërsa dy fëmijët ishin dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE KETE

Bie nga kati i pestë, humb jetën një person në Pejë, flasin nga Policia dhe Prokuroria

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 04:40 dhe trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijëve, për Gazetën është deklaruar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili tha se gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile, por ata kanë mbetur me lëndime të rënda nga aksidenti.

LEXO EDHE KETE

Dy të vdekurit në Podujevë mërgimtarë nga Malisheva, edhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Për rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave./Botapress.info/

Tags: aksidentiautobusiPodujeve

Të ngjashme

Aktuale

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u konsultua me Kurtin

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

Raportimet mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me grupe kriminale ngren pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

SHBA dhe BE mund ta lënë marrëveshjen Kosovë-Serbi për kohë më të mira, ky është skenari i GNK’së

nga Bota Press
10 Qershor, 2023
Aktuale

“Fjalët dhe propaganda e Vuçiq s’kanë më peshë”, Vela i publikon pamjet e protestave në Beograd

nga Bota Press
10 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Nuk por “rehatohet i shkreti”, Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e fundit!
  • Mero Baze: Meraku i Kurtit dhe Berishës për demokracinë në Serbi, një sëmundje e vjetër
  • Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës
  • Olta Gixhari ekspozon linjat joshëse në paraqitjen nga pushimet në Bodrum
  • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u konsultua me Kurtin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.