• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dy të vdekurit në Podujevë mërgimtarë nga Malisheva, edhe një fëmijë në gjendje të rëndë

nga Bota Press
29 Korrik, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Dy personat që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë, janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës, raporton Botapress.info

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.Ai ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë.  Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati.

Ndryshe, një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

LEXO EDHE KETE

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur, ka dhe fëmijë të lënduar

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Botapress.info/

Tags: aksidenti i rendeKosovePodujeve

Të ngjashme

Aktuale

Zjarr i madh në fushat e Lipjanit, publikohen pamjet

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

Qeveria Kurti shkarkon dy ish-ushtarët e UÇK-së

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

Kosova në pozicion të pafavorshëm, si do të vazhdoj dialogu tash e tutje?

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Aktuale

“S’je mësuese e as drejtoreshë këtu”, Hajdar Beqa kapet me Doarsa Kica-Xhelinin

nga Bota Press
21 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
  • A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
  • Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit
  • Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit
  • Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.