Një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve ka vendosur ta blejë Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani. Për blerjen e saj do të shpenzohen 970 euro. Kjo kasafortë duhet të jetë e sigurisë së lartë dhe duhet të përmbajë kode dhe çelësa.
Në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tash e tutje do të ruhen të “blinduara” dokumentet.
Qasje në këto dokumente nuk do të mund të ketë çdokush. Për sigurinë e tyre, zyra e shefes së shtetit, ka vendosur të blejë një kasafortë.
Tenderi për blerjen e kësaj kasaforte është dhënë sot dhe kap vlerën e 970 eurove.
“Furnizim me kasafortë për ruajtjen e dokumenteve për nevojat e ZPRK-së. Vlera e përgjithshme e kontratës 970,00. Kompania fituese IT MARKET ” SH.P.K. Data e nënshkrimit te kontratës: 15.09.2022”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se kasaforta duhet të jetë shumë e sigurt dhe nuk do të mund të këtë qasje çdokush në të.
Pa paralajmërim, Lajçak takim ‘urgjent’ me Kurtin në Prishtinë
“Kasaforta me katër (4) Sirtarë. Trashësia e mureve mbi 60 mm; 4 sirtarë të brendshëm për skedarë. Një kasafortë e brendshme me çelës. Mentesha masive të jashtme të sigurisë së lartë. Rezistente ndaj zjarrit, rezistent ndaj thyerjes; Mekanizëm sigurie vetëmbyllëse (rilocker) që aktivizohet me rastin e tentimit të hapjes me dhunë. Mundësi të vendosjes se mbi 20 shfrytëzuesve/kodeve (users). Brava me mbyllje me vonese 1-99 minuta (Time Delay Lock). Çelësi elektronik Dallas lock apo të ngjashme”, thuhet në dosjen e tenderit. /Botapress.info/