Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se nga ora 14:00 sot, Kryeministri Albin Kurti po zhvillon një takim, të paparalajmëruar më parë me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kryeziu nuk ka jep detaje se për çfarë po bisedohet në këtë takim të papritur.
Ndërsa, gjatë seancës së sotme u pa se shefi i qeverisë, Albin Kurti, doli nga seanca para kohe, por nuk tregoi se kishte takim me Lajçakun.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Kryeziu.
Duhet theksuar se Emisari i BE’së, ishte në Kosovë vetëm disa ditë më parë, me këshilltarët e lartë të liderëve francezë e gjermanë. Pas qëndrimit në Kosovë, Lajcak dhe dy këshilltarët ishin edhe në Serbi../Botapress.info/