Banorëve të Tokios iu kërkohet të veshin rrollka që të kursehet rryma

Guvernatorja e Tokios iu ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin rrollka këtë dimër për të reduktuar konsumimin e energjisë.

Yuriko Koike tha se rrollkat mund të jenë një mjet për të ndihmuar në reduktimin e faturave në rritje të energjisë.

LEXO EDHE KETE

E pazakontë: 50-vjeçari kinez përfundon me sukses maratonën duke konsumuar duhan

Punonjësve në bashkinë do t’ju thuhet që të që japin shembull duke implementuar veshjen e kësaj bluze, transmeton Botapress.info.

Kryeqyteti japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes furnizimit të pasigurt dhe çmimeve në rritje.

Zyrtarët gjatë takimeve për këtë çështje janë parë krah për krah të gjithë të veshur me rrollka.

Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen kjo bluzë, kur u pyet nëse është e përshtatshme për vendin e punës.

“Ato janë të ngrohta dhe konsumi i përgjithshëm i energjisë është zvogëluar, kështu që ne mund ta lidhim atë me uljen e emetimeve të CO2”, tha ajo./Botapress.info/

ngjashme