E pazakontë: 50-vjeçari kinez përfundon me sukses maratonën duke konsumuar duhan

Vrapimi në një maratonë nuk është i lehtë dhe kërkon angazhim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Pa dyshim, njerëzit që vrapojnë konsiderohen si disa nga atletët më të kujdesshëm për shëndetin. Megjithatë, një vrapues kinez, i njohur gjithashtu si ‘xhaxhai Chen’, është bërë viral për pirjen e cigareve ndërsa ai garonte në një maratonë.

Ne të gjithë e dimë se pirja e duhanit pengon performancën e vrapimit. Nëse pini duhan, merrni më pak oksigjen në zemër, mushkëri dhe muskuj, duke e bërë mjaft të vështirë vrapimin.

Pavarësisht kësaj, 50-vjeçari Chen përfundoi maratonën Xin’anjiang në Jiande, Kinë ndërsa pinte duhan gjatë gjithë garës prej 42 kilometrash.

Ai e përfundoi maratonën në tre orë e 28 minuta, ndërsa përfundoi në vendin e 574-të në total nga afro 1500 vrapues që garuan.

Fotot fillimisht u bënë virale në Weibo, një aplikacion kinez i mediave sociale.

Ndërkohë, edhe organizatorët e eventit festuan arritjen e tij. Fotografitë e Chen janë bërë virale në të gjithë rrjetet sociale. Disa bënin shaka për këtë ndërsa të tjerë thanë se akte të tilla përcillnin një mesazh të gabuar.

 

MË TË LEXU

ngjashme