Shkurti, muaji i lindjës time iku
E bashkë me të, si duket edhe Putini,
Në Shkurt, lulët fillojnë të n’grejnë kokë prap
Se të shkretat ndër vite, dimri i zuri gjatë në gjumë…
Muajin Shkurt do ta kujtojnë të gjithë
E sidomos se papritur u tremb Putini,
Ndoshta ai, lulët nuk i donte dhe aq shumë
Sepse plumbat e armët në Ukrainë, disi e pushtuan.
Shkurti, muajin tim të lindjës
Oh, sa me qejf do ta kisha çdo muaj,
Po lulët e dy Shkurtit të ditëlindjes time
Veç Putinit sonte i’a kisha dhuruar.