Disa nga partitë
E nisën fushatën,
Ditën nëpër serra
Nëpër oda natën.
Sa mirë, që kuptuan
Ku qëndron fshehtësia,
Projektet kësaj radhe
Do t’i gëzoj bujqësia.
Ndaj dhe dialogu
Filloj me fermerë,
Në këmbim të votës
Me nga një tender.
Premtimet u ngritën
Qiellit nëpër re,
-Kush nuk ka punë,
Ngjet pasul në pe!
Na shtohen prodhimet
Të gjitha bio vendore,
Kultivimi i trangujve
Nuk mbetet pas dore.
Bile për disa partiakë
Vlen këshilla sekrete,
Trangujt më të mëdhenj
Le t’i ruajnë për vete!
Sa harxhuam energji
Me dekada n’politikë,
Kishim nxjerr fermerë,
Dhe tregtarë simpatikë.
Por, thoshte Gurakuqi
Me këshillat e mikut:
– Bukë e kripë do të kemi
edhe nën thundrën e armikut!
Mirëpo, kemi nevojë
Vazhdon këshilla e poetit:
– Për gjellën e shpirtit,
Kulturën e identitetit!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)