N J O F T I M
Organizojmë mbrëmje festive për DITEN E PRESIDENTIT, 24 MAJIN.
Lajmërohen gjithë antarët dhe përkrahësit e LDK-së në NRW se më 25.05.2024 organizojmë mbrëmje familjare festive.Këtë herë këtë mbrëmje ia kushtojme një dite me vlerë.Është kjo Dita e Presidentit që na e la Presidenti Historik Ibrahim Rugova porosi ,ta festojmë ashtu si e bëjnë shtetet me traditë.
E diela e 24 Majit 1992 ishte dita kur Republika e Kosovës ,e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut,e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 ,dhe Referendumit të 26-30 Shtatorit 1991 mbajti zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare ,me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind, dhe Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë dhe historik.
Më 24 maj 2005 për herë të parë shënohet Dita e Presidentit.Në Rezidencen në Velani,në prezencen e shumë të rinjëve,Ministrit të Arsimit ,dhe atijë për sport e kulturë.Presidenti Rugova foli për kulturën shtetërore dhe kuptimin e fjalës President, duke thënë se “dita e Presidentit është ditë e postit më të lartë të shtetit, të një vendi që simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin”. Të njëjtën kuptim, tha ai, e ka edhe fjala shqipe kryetar, do të thotë njeriu që është në krye të vendit, që mbron shtetin.
Ndërkaq, duke falenderuar pjesëmarrësit e rinjë për vizitën dhe për urimet në Ditën e Presidentit në këtë solemnitet, Presidenti Rugova tha se kjo do të jetë ditë tradicionale,që do të festohet çdo vit,si ditë e simbolikës shtetërore.
“Na e kemi të ngjashme me traditën amerikane, por që ditën e presidentit e kanë edhe vendet e tjera.
Do të jetë festë popullore dhe do të shënohet sipas dëshirës së qytetarëve dhe me ceremoni zyrtare si sot. Sigurisht në të ardhmen do të pasurohet me forma të reja festive”, njoftoi Presidenti Rugova.
Ne në kuader të Nëndeges,me Degen 2 për Gjermani,dhe Nëndegët Hessen dhe Rheiheinland falz, duam ta realizojmë këtë porosi,dhe ,organizojmë mbrëmje festive për këtë ditë.
Të ftuar do jenë edhe përfaqsues nga Kosova ,dhe Degët në Gjermani e shtetet tjera.
Në këtë mbrëmje do jemi në shoqërim me Këngëtarin e mirënjohur Veton Mushkolaj.
Për këtë mbrëmje festive,disa veprimtarë do nderohen edhe me mirënjohje për kontributet dhe veprimtarinë e tyre,që bënë në kuader të Nëndeges sonë.
Ju mirëpresimm më 25.05.2024 , n`ora 19.00 në adresen;
Markt 35 52445 Titz Rödingen
Për Kryesinë e Nëndeges -Jakup Gërguri