Halit Krendali, është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare por edhe i shumë procesve të rëndësishme shoqërore në komunën e Rahovecit dhe jo vetëm. Për aktivitetin e tij në shërbim të interesave të shqiptarëve të Kosovës, ai nuk i ka shpëtuar as torturave në burgjet nga armiqtë serb. Ai për gjithe veprimtarinë e tij jetësore në shërbim të popullit ndjehet tejet krenar. “Jam krenar që isha pjesëmarrës në demonstratat e vititi 1981!
Krenar që isha bashkëthemelues në partinë gjithëpopullore të LDK-së ,ku isha edhe delegat për komunën e Rahovecit, Krenar jam qe shkatërrova sistemin jugosllav duke e themeluar Sindikatën e Pavarur të Kosovës , ku për disa vite isha edhe kryetar i saj !
Krenar gjithashtu që isha organizator i dy palë zgjedhjeve presidenciale të para luftës, me ç’rast nga vitet 1992 dhe të fundit 1998 i shtrova sofrën e bukës në shtëpinë time të gjithë komisionerëve të lagjes time ku une isha kryetar gjithashtu, duke u angazhuar në numërimin e votave!
Krenar që shtëpia ime ishte në dispozicion për të gjitha takimet e asaj kohe !
Krenar që isha organizator në protesta gjithëpopullore në përkrahje të UÇK-së dhe Drenicës, ndërsa tre vajzat e mia i prinin kolonës me bluza të veshura me mbishkrimin ” ’Drenicë Lavdi ‘!
Krenar që isha pjesë e historisë së ndritur për ndihmë si pjesëtar në logjistik i UÇK-së! Krenar që ndërtuam institucionet e para vitit 1999!
Krenar që vajzat e mia me 14 qershor 1999 e ngritën flamurin kombëtar në objektin e Komunës dhe atë të Policisë në Rahovec! Krenar jam që isha pjesë e barrikadave në mos lejimin e hyrjes së trupave ruse në Rahovec , ku isha mbikqyrës i pikës që nuk lejonim një gjë të tillë !
Krenar që për gjithë këto punë dhe kontributin e dhënë, jam nderuar me mirënjohje të shumta, ku më e rëndësihmja padyshim është për veprimtarinë gjatë luftës në Kosovë nga OVL të UÇK-së.”, ka theksuar