Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe NATO, dhe Kryenegociatori për Dialogun Kosovë–Serbi, Agron Bajrami, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e përhershëm të disa vendeve aleate në NATO.

Në takim morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Bullgarisë, Nikolay Milkov, i Ngarkuari me Punë i Kroacisë, Mirko Ujdenica, ambasadorja e Malit të Zi, Milena Kalezić, ambasadori i Sllovenisë, Andrej Benedejčič, si dhe i Ngarkuari me Punë i Maqedonisë së Veriut, Ismail Ebipi.

Ambasadori Bajrami ka shkruar në “X” se në takim ka paraqitur qëndrimet dhe prioritetet e Kosovës, duke vënë theksin te rëndësia e forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të agjendës euro-atlantike.

Ai ka potencuar se takimi ka shërbyer si një mundësi e mirë për të prezantuar perspektivën e Kosovës, si në raport me zhvillimet rajonale, ashtu edhe në kuadër të dialogut me Serbinë, ndërsa vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të vendeve aleate.

Të tjera

Aktuale

VV-ja fiton edhe ulësen e 50-të

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen

Shëndetësi

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Për shumë njerëz, dita nis me