Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Deri në orën 18:50, janë procesuar 32 nga gjithsej 47 vendvotime, që përbëjnë 68.09 për qind të votave të këtij procesi.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë në epërsi me 12,560 vota apo 83.05 për qind.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,075 vota (7.11 për qind), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,020 vota (6.74 për qind).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 299 vota, që përbëjnë 1.98 për qind të totalit.

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike është ende në zhvillim dhe pritet të përmbyllet me procesimin e vendvotimeve të mbetura.

Të tjera

Aktuale

Aksident i rëndë në Bresje

Një aksident i rëndë trafiku ka

Lajme

Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë