Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një reagim në Facebook konstatoi se “nuk ia vlen me fol për presidentn më” duke vlerësuar veçse taktizim në momente të fundit nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Sadiku tha se Kurti “manipulon, mashtron dhe tërhiqet”, duke e parë kështu për të pambështetshëm në atë që është dhënë për oferta dhe thirrje nga i pari i Vetëvendosjes për çështjen e presidentit drejtuar opozitës.
“Shihemi në zgjedhje. Ti nuk meriton pushtet. Jo në këtë shtet,” shkroi ai.
Postimi i plotë:
Sinqerisht, nuk ia vlen me fol për presidentin më. Albin Kurti prap ka me i ndërru krejt fjalët. Çka do që mundohemi me ndihmu, ai i ndërron prap fjalët. Manipulon, mashtron dhe tërhiqet. Herë fol për qeveri, herë për parlament, herë për konsensus. Tenton me lujt me fajin. Viktimizohet. Edhe me 90% të votave, viktimizohet. Ankohet. Krijon armiq që nuk ekzistojnë.
Sepse kur s’ka rezultate, kur s’ka punë, kur s’ka sukses… krijon kaos. Ik prej përgjegjësisë.
Shihemi në zgjedhje. Ti nuk meriton pushtet. Jo në këtë shtet.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një