Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar miratimin e dy vendimeve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sektorin e qumështit.
Mua thotë se i pari vendim ka të bëjë me platformën kombëtare të qumështit, ku do të publikohet rregullisht çmimi referent i qumështit, shkruan IndeksOnline.
Tjetri vendim ka të bëjë me kontratat e detyrueshme për marrëdhëniet në zinxhirin e qumështit – nga ferma në tryezë.
“Fermeri duhet të dijë: sa është vlera reale e qumështit të tij; me çfarë kushtesh po shet; kur dhe sa do të paguhet.
Ky është një hap i madh drejt një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të balancuar për prodhuesit vendorë” shkroi Muja.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot kam miratuar dy vendime që ndryshojnë mënyrën se si funksionon sektori i qumështit në Kosovë.
Përmes Platformës Kombëtare të Qumështit, Ministria do të publikojë rregullisht Çmimin Referent të Qumështit, të mbështetur në të dhëna për prodhimin, kostot, importin, përpunimin, çmimet dhe zhvillimet në treg. Ky do të jetë një instrument i rëndësishëm për transparencë dhe orientim të gjithë sektorit.
Njëkohësisht, kemi vendosur që marrëdhëniet në zinxhirin e qumështit (nga ferma në tryezë) të bazohen në kontrata të detyrueshme me shkrim, çmimin referent, me rregulla të qarta për çmimin, cilësinë dhe afatet 30 ditore të pagesës!
Fermeri duhet të dijë:
sa është vlera reale e qumështit të tij;
me çfarë kushtesh po shet;
kur dhe sa do të paguhet.
Ky është një hap i madh drejt një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të balancuar për prodhuesit vendorë.
Kosova ka nevojë për më shumë qumësht vendor, më shumë siguri ushqimore dhe më shumë drejtësi për fermerët tanë. Këto vendime shkojnë pikërisht në këtë drejtim.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar