Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës.
Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj, janë tre nga katër viktimat e rastit tragjik që tronditi kryeqytetin austriak.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 14:30 gjatë punimeve në një objekt banimi.
“Gjatë punimeve të ndërtimit, skelet dhe pjesët e kallëpeve, si dhe sasi të mëdha betoni janë shembur”, ka thënë zëdhënësi për media i brigades së zjarrfikësve në Vjen.
Siç kanë rrëfyer dëshmitarët në vendin e ngjarjes, shembja e betonit i ka zënë në tokë pesë punëtorë.
Përkundër reagimit të shpejtë të urgjencës dhe qytetarëve të pranishëm, vetëm njëri nga pesë punëtorët ka arritur të shpëtohet.
Ai është një 45-vjeçar dhe thuhet se ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Vdekjen e shtetasve kosovarë e kishte konfirmuar mbrëmë Ambasada e Kosovës në Austri. Fillimisht ishte konfirmuar vdekja vetëm e dy shtetasve, ndërsa më vonë kishin njoftuar edhe për viktimën e tretë.



Të tjera
Lajme
Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët
Gjykata Speciale ka hequr kufizimet për
Lajme
“Trepça” liron pronën 1.2 milionëshe në Prishtinë
Ka vijuar procesi i lirimit të
Lajme
Tragjedia në Vjenë, Abdixhiku ngushëllon familjet e tre kosovarëve: U prehshin në paqe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,