Lidhja Demokratike e Kosoves pas nje “pauze” disavjecare ka hapur zyren e saj ne Skenderaj te Drenices. Ne kete ceremoni moren pjese edhe Vjosa Osmani e Lumir Abcixhiku. Hapjen e Zyres dhe shtrirjen e aktivitetit te LDK se e ka marre persiper Fadil Geci, kandidat i LDK se per zgjedhjet e 8 Qershorit.
Lajmin e ka bere te ditur Lumir Abdixhiku permes nje postimi ne Facebook
Në Skënderaj të Drenicës, hapëm zyrat e reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pjesë e misionit tonë historik për shtrirjen e rugovizmit dhe përfaqësimit qytetar.
Mes kësaj vatër të djathtë, që i dha vendit patriotë të pushkës e dijes – nga Shaban Polluzha, te Familja Jashari, te vëllezërit Geci e veprimtarët historikë të Lidhjes, ndjehet fort pesha e historisë, e sakrificës dhe e qëndresës shqiptare.
Sot, në këtë tokë krenarie e dinjiteti, po ndërtojmë një kapitull të ri përfaqësimi. Me respekt për rrënjët, me besim te njerëzit dhe me bindjen se edhe Drenica meriton zërin e saj të fuqishëm në projektin tonë të bashkimit, zhvillimit dhe shtetndërtimit.
Fadil Gecin e urova per punën, angazhimin e përkushtimin në çdo hap të organizimit gjeografik të LDK-së. I kërkova shtrirjen ne nëndegë në secilin fshat të kësaj komune që i ka dhënë aq shumë Kosovës, shkruan Abdixhiku ne postimin e tij ne Facebook, percjelle Botapress.




Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina