Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës.
Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj, janë tre nga katër viktimat e rastit tragjik që tronditi kryeqytetin austriak.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 14:30 gjatë punimeve në një objekt banimi.
“Gjatë punimeve të ndërtimit, skelet dhe pjesët e kallëpeve, si dhe sasi të mëdha betoni janë shembur”, ka thënë zëdhënësi për media i brigades së zjarrfikësve në Vjen.
Siç kanë rrëfyer dëshmitarët në vendin e ngjarjes, shembja e betonit i ka zënë në tokë pesë punëtorë.
Përkundër reagimit të shpejtë të urgjencës dhe qytetarëve të pranishëm, vetëm njëri nga pesë punëtorët ka arritur të shpëtohet.
Ai është një 45-vjeçar dhe thuhet se ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Vdekjen e shtetasve kosovarë e kishte konfirmuar mbrëmë Ambasada e Kosovës në Austri. Fillimisht ishte konfirmuar vdekja vetëm e dy shtetasve, ndërsa më vonë kishin njoftuar edhe për viktimën e tretë.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një